Flash

Vdekja e Andon Mëhillaj në burgun e Peqinit, dalin rezultatet paraprake të ekspertizës

Lapsi.al 4 February 2020
Vdekja e Andon Mëhillaj në burgun e Peqinit, dalin rezultatet

Dalin rezultatet paraprake të ekspertizës për vdekjen e 44-vjeçarit Andon Mëhillaj i dënuar me burg përjetë. Mëhillaj u gjet i vdekur në burgun e Peqinit, ndërsa familja ngriti dyshimet për shkaqet e vdekjes duke akuzuar autoritetet e burgut.

Në rezultatin paraprak të mjekëve në të cilin nuk flitet për vrasje apo vetëvrasje.

“Vdekje e menjëhershme për shkaqe ende të pasqaruara! Do pritet rezultati përfundimtar i autopsisë pas 29 ditësh”, thuhet në raportin paraprak.

Mëhillaj, i njohur ndryshe si kapoja i “Bandës së Tritolit” në Vlorë, ishte dënuar me burg përjetë si anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj.

Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqë, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm. Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

Por Mëhillaj nuk i kishte pranuar asnjëherë akuzat dhe dje avokati i tij Edmond Dema tha se ishte një njeri normal, që çedoi për shkak të një problemi me pronat por jo kriminel dhe se nuk kishte prekur armë me dorë.

Dema rrëfeu për gazetarin Enrik Mehmeti kishte tentuar dy herë vetëvrasjen në burg, njëherë me dozë të tepërt të ilaçeve që merrte për depresion dhe një herë tjetër duke prerë damarët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI