Flash

Vajza e Monica Bellucci-it, imazh i Dolce Gabbana (VIDEO)

Lapsi.al 4 February 2020
Vajza e Monica Bellucci-it, imazh i Dolce Gabbana (VIDEO)

Deva Cassel, vajza 15-vjeçare e Monicca Bellucci-it dhe Vincent Cassel është fytyra e re e shtëpisë së famshme të modës, Dolce & Gabbana.

Së fundmi ajo është shfaqur në fushatën publicitare të parfumit të ri "Shine", të markës italiane D&G. Vajza e madhe e aktores dukej identike me të ëmën në moshën e saj. Flokët me onde, grimi natyral dhe një fustan i bardhë i bënë të gjithë të kthejnë sytë nga vajza e çiftit të famshëm. Deva, ka trashëguar thuajse çdo tipar të Bellucci-it

Bardhësinë e fytyrës, buzët e plota mishtore, hundën, sensualitetin, madje edhe mënyrën e sofistikuar të qëndrimit! 15-vjeçarja jo pa qëllim u përzgjodh për prezantimin e aromës së re nga Dolce. Parfumi "Shine" përfaqëson pranverën me gjithë aromat e saj dhe është dizenjuar për vajzat në moshën e Deva-s. Kritikët e modës pohuan se kjo fushatë ka rezultuar shumë e suksesshme për Deva Cassel. Vincent dhe Monicca janë kujdesur t'i mbajnë të bijat shumë larg paparacëve dhe gazetarëve, prandaj kureshtja e njerëzve për të parë pasardhësen e një prej grave më të bukura, është e madhe.

 

 

Të këshilluara

Ribashkohen Kylie dhe Travis

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë gjithnjë e më pranë bashkimit sepse po sillen sikur ringjallja e romancës është e pashmangshme. Të paktën kështu ...

15:10

Maluma konfirmon ardhjen në Tiranë

Maluma ka konfirmuar datën e koncertit.Në një video ku tregon datat e turit botëror shihet edhe emri i Tiranës. Pas koncertit në Selanik, këngëtari do të...

14:52

Lady Gaga konfirmon lidhjen e re

Në natën e ndërrimit të viteve, Lady Gaga u pa në krahët e një mashkulli misterioz. Ajo priti me të orën 00:00 dhe në atë kohë i dhuroi një puthje pasionante. ...

10:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI