Flash

Rudina Hajdari: Partitë politike janë kthyer në grup miliarderësh, nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar

Lapsi.al 4 February 2020
Rudina Hajdari: Partitë politike janë kthyer në grup

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar Europian ditën e sotme, kryetarja e tij Rudina Hajdari akuzoi partitë politike në vend se janë kthyer në grupe miliarderësh që nuk bëjnë dot pa krimin e organizuar.

Hajdari shtoi se për të fituar betejën me korrupsionin ky fenomen fillimisht duhet luftuar brenda politikës.

“Unë vazhdoj të jem e bindur që partitë politike në vend janë kthyer në një grup miliarderësh të cilët pa lidhjet e tyre me krimin e organizuar nuk mund të mbijetojnë pa njëri-tjetrin. Nëse nuk arrijmë të luftojmë korrupsionin brenda politikës nuk do e fitojmë betejën me këtë fenomen. Sekuestrimi pasurive duhet të fillojë me atë klasë politike që kanë shfrytëzuar pozicionin e pushtetit për tu pasur dhe për të forcuar pozitat e tyre e për të varfëruar pjesën tjetër të shqiptarëve,”– u shpreh ajo.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI