Flash

PS thirrje Metës: Dekreto datën e zgjedhjeve lokale për Durrësin, Shkodrën dhe Vorën

Lapsi.al 4 February 2020
PS thirrje Metës: Dekreto datën e zgjedhjeve lokale për

Partia Socialiste ka përjashtuar edhe njëherë mundësinë për mbajtjen e zgjedhje të parakohshme. Taulant Balla tha se zgjedhjet e 30 qershorit kanë qenë kushtetuese, ndërsa shtoi se pret nga Presidenti që të dekretojë datën e zgjedhjeve për Bashkinë Durrës, Shkodër dhe Vorë që aktualisht janë pa kryetar bashkie. Deklaratën Balla e bëri pas një takimi që pati me një përfaqësi të KiE.

"30 qershori për Këshillin e Evropës është një datë kushtetuese, organet e dala prej tyre janë ligjore dhe vijnë punën e tyre për një mandat 4 vjeçar. Shqetësimi ynë ka qenë që qytetarëve të Shkodrës, Durrësit dhe Vorës tu japim mundësinë që përmes votës të zgjedhin një kryetar legjitim. Në Shkodër kryetarja është përtej mandatit 4-vjeçar. Zgjedhjet në Shqipëri janë në qershor 2021. Zgjedhjet vendore në qershor të vitit 2023. Nuk kemi diskutuar me këtë çështje", tha Balla.

Balla gjithashtu foli edhe autonominë e pushtetit vendor duke thënë se janë transferuar më shumë shërbimi nga pushteti qendror tek ai vendor.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI