Flash

Pas Lul Berishës, edhe Ardian Çapja duhet të deklarojë burimin e pasurisë brenda 48 orëve

Lapsi.al 4 February 2020
Pas Lul Berishës, edhe Ardian Çapja duhet të deklarojë

Pasuria e familjes ‘Çapja’ do të kalojë në ‘sitën’ e verifikimeve nga Operacioni Forca e Ligjit.

Sipas një deklarate për mediat, OFL i ka kërkuar Ardian Çapjas, i akuzuar si organizator i disa vrasjeve dhe ngjarjeve kriminale në Elbasan, një deklaratë pasurie për të verifikuar pasuritë e vëna, pasi dyshohet se vijnë nga aktivitete kriminale.

Ky fakt është bërë i ditur ditën e sotme përmes një deklaratë për mediat nga OFL, ndërkohë që afati i vënë në dispozicion është 48 orë, ku do të deklarohet pasuria. Çapja, i cili akuzohet se ka kryer vrasje me pagesë, duhet të plotësojë në këtë rast një formular, ku duhet të japë të dhëna në lidhje me të ardhurat familjare, nga pagat apo dhe nga bizneset që zotërojnë.

“A. Ç., 52 vjeç, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasja e punonjësve të policisë, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Ky shtetas dyshohet si organizator i një sërë vrasjesh të ndodhura në qytetin e Elbasanit për motive hakmarrjeje. Dyshohet se ky shtetas, së bashku me të afërm të tij ka kryer vrasje me pagesë, në periudhën 2009-2016. Si subjekt i Ligjit Special, këta individë duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, i cili brenda jo më shumë se 15 ditësh, duhet të vlerësojë dosjen e përgatitur nga OFL-ja mbi aktivitetin kriminal të këtyre subjekteve, si edhe pasurinë e tyre. Sapo të bëjë këtë vlerësim, SPAK-u duhet t’i kërkojë Gjykatës Speciale masën e sekuestrimit për pasuritë e subjekteve dhe pas sekuestrimit, në jo më shumë se 6 muaj Gjykata Speciale duhet të vendosë për konfiskimin përfundimtar të tyre.”, thuhet në njoftimin e OFL-së.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI