Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Komenti/ Pse kryeministri zgjedh të luajë aktorin e Ermalit?  

Lapsi.al 4 February 2020
Komenti/ Pse kryeministri zgjedh të luajë aktorin e Ermalit?   

Edi Rama ka bërë një zgjedhje: ai preferon më mirë të ngjajë qesharak, se sa të lërë imazhin e njeriut të kriminalizuar. Pikërisht këtë taktikë po reket të përdorë edhe tani, ndërsa ka vendosur të na mbushë mendjen, se më në fund, e ka ndarë trurin për të luftuar me të keqen. Dhe për këtë ai ka treguar barcaletën më të pa përtypshme të mundshme. Sipas saj, me krimin janë të lidhur ata që po ngrejnë dshime dhe pikpyetje për paketën antikushtetuese të KÇK, ndërsa ia vetë që i ndershmi që po përpiqet ta aplikojë atë. 

Pra ai është i pastri dhe opozita e mediiat janë mëkatarët.

"Jo vetëm PD po edhe plot të ashtuquajtur analistë e komentatorë po i kundërvihen antiKÇK-së, në një përçartje kolektive brenda kutisë së televizorit! Sepse për ta krimi është ushqimi i politikës e audiencave së tyre kundër qeverisë dhe mes krimit e qeverisë ata zgjedhin krimin".

Pra mesazhi atij që i doli edhe ministri i brendshëm i lidhur me trafikantët, atij që i dogji një duzinë me deputetë ligji i dekiminalizimit, ai që edhe kur organizoi zgjedhje vetëm me partinë e vet, i mbushi bashkitë me burgaxhinj, pra atij i interesoka beteja me të keqen, ndërsa gazetarët dhe opozitarët qenkan në krahun tjetër të barrikadës.

Natyrisht, sado delirant dhe peng i realitetit që imagjinon vetë të jetë Edi Rama, ai e di se këtë broçkull nuk e beson njeri. Prandaj ai nuk i nxjer nga goja këto palaçollëqe për të aene kredibël. Ai e bën thjeshtë që njerzit të gajasen, që turma që përtyp hudhra dhe i shtyn me pak raki, të gajaset në mejhanet e provincës duke mërmëritur: "shihe se ç'qerata që është edhe këtë e shpiku, edhe këtë aua ngopi atyre".

Pra shkut në këtë rast Edi Rama nuk ka zgjedhur të sillet si kryeministër, por si personazh i filmit të Ermalit, që më preferon ta shohin pa brekë, sesa ashtu sikurse është realisht.

Këtë strategji ka zgjedhur edhe kur vendi ish mbushur me kanabis dhe ai fliste për kaçatorë që spërkasnin mushkonjat, këtë bëri edhe gjatë protestave të studentëve kur filloi të luante kllounin dhe të publikonte pamje tullac dhe gjysëm cullak, këtë po bën edhe tani duke luftuar krimin si të qe personazh i "I love Tropoja".

Por fatkeqësisht, ashtu si çdo politikan që ka ciklin e tij, si çdo kriminel që ndjek kurbën e tij deri sa ta vrasin ata që ka luftuar edhe do humorist mbërrin në pikën kur nuk bën më për të qeshur. 

Duhet pranuar se Edi Rama nuk ka aftësi të pakta aktoriale dhe kjo gjë e ka ndihmuar ta zgjasë ciklin politik. Por me sa duket atij edhe si humorist po i vjen fundi. Prova për këtë është se kur thotë se ka vendosur të luftojë krimin, nuk e merr më askush seriozisht, por edhe kur reket ta bëjë bërcaletë, duke akuzuar analistët se po e pengojnë, tashmë nuk qesh askush.

©Lapsi.al

Të këshilluara

VIDEO/ Lufta e hapur mes RAI 3 dhe Edi Ramës

RAI3 dhe kryeministri shqiptare Edi Rama janë në një luftë të hapur publike. Shkak është bërë një seri reportazhesh të gazetarit italian Valerio Cataldi i cili ...

21:21

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI