Flash

I dërguari i Trump thirrje Albin Kurtit: Hiqni taksën 100% ndaj Serbisë

Lapsi.al 4 February 2020
I dërguari i Trump thirrje Albin Kurtit: Hiqni taksën 100% ndaj

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i bëri thirrje Qeverisë së re të Kosovës që të heqë taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia.

Grenell, i cili është edhe ambasador i Shteteve të Bashkuara në Gjermani, tha se pret që "taksa të hiqet menjëherë".

"Ua kemi bërë të qartë të gjithë udhëheqësve të partive (në Kosovë) se heqja e taksës është në interesin më të mirë të Kosovës dhe ekonomisë së këtij vendi", tha Grenell në një deklaratë me shkrim për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Në fund të vitit 2018, Qeveria e atëhershme e Kosovës, me në krye Ramush Haradinajn, u ka vënë taksë 100% importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kjo ka bërë që të ndërpritet dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do të rikthehet në dialog pa u hequr taksa.

Kjo masë nuk është hequr edhe përkundër thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar për ta bërë një gjë të tillë.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili është zgjedhur në këtë detyrë të hënën, ka thënë se është i gatshëm për vazhdimin e dialogut me Serbinë dhe ka paralajmëruar formimin e një ekipi gjithëpërfshirës për këtë proces.

Kurti po ashtu ka thënë se është i gatshëm të ndërmarrë masa reciproke tregtare, ekonomike dhe politike ndaj Serbisë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI