Flash

Billie Eilish është gati të shprehet në kopertinën e re të “Vogue”

Lapsi.al 4 February 2020
Billie Eilish është gati të shprehet në kopertinën e re

Vetëm disa ditë pasi ka bërë histori si personi më i ri që ka fituar ndonjëherë në “Grammys”, Billie Eilish është gati të shprehet në kopertinën e re të “Vogue”.Në një intervistë, këngëtarja 18-vjeçare ka treguar pa doreza për përvojat e saj me depresionin dhe mendimet për vetëvrasje.

Këngëtarja ka treguar se gjithmonë e kanë tërhequr temat e errëta dhe në moshën 11-vjeçare ka shkruar këngën e parë për vetëvrasje.Ajo u shpreh se në atë periudha ishte e lumtur, por e ndjente se gjerat nuk do të shkonin mirë.Pak më vonë këngëtarja u diagnostikua me depresion dhe për herë të parë mendoi të vetëvritet.Billie ka rrëfyer se shkak për gjihë këto mendime negative është bërë zhvillimi i saj i hershëm dhe pamja.“Në moshën 9-vjeçare unë kisha gjinj dhe kur isha 11 dukesha si një vajza e rritur. Miqtë më nxisnin mendime negative”, tha këngëtarja.

Megjithatë pas periudhës së errët, këngëtarja vendosi të ndryshojë dhe me kalimin e kohës ju kthye normalitetit, zbriti me këmbë në tokë dhe pranoi veten ashtu siç ishte.

Por si ia doli?

Në intervistë, ajo thotë se tregoi shumë durim dhe ka një mesazh për të gjithë ata që janë në një situatë si ajo.

“Kur njerëzit më pyesin se çfarë do t’i them dikujt që kërkon këshilla për shëndetin mendor, e vetmja gjë që mund të them është durimi. Kam pasur durim me veten time. Unë nuk e bëra atë hapin e fundit. Unë prita. Gjërat zbehen ”, përfundoi këngëtarja.[;

Të këshilluara

Lady Gaga konfirmon lidhjen e re

Në natën e ndërrimit të viteve, Lady Gaga u pa në krahët e një mashkulli misterioz. Ajo priti me të orën 00:00 dhe në atë kohë i dhuroi një puthje pasionante. ...

10:42

Filmat ku muzika ka patur sukses

Shumë kryevepra të kinemasë nuk do të kishin të njëjtin ndikim nëse nuk do të shoqëroheshin nga muzika kryesore e filmit dhe këngët e tjera. Por disa kolona zan...

17:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI