Flash

Vrau me 5 plumba 35-vjeçarin për makinën, nis seanca e gjykimit për Olger Mustafajn

Lapsi.al 3 February 2020
Vrau me 5 plumba 35-vjeçarin për makinën, nis seanca e gjykimit

Sot në Gjykatën e Korçës nisi seanca e gjykimit paraprak për Olger Mustafajn i akuzuar për vrasjen e 35-vjeçarit Altin Balliu nga Pogradeci një vit më parë.

Dy javë më parë seanca u shty me kërkesën e familjarëve të viktimës, të cilëve Prokuroria ende nuk ju kishte vënë në dispozicion aktet e detyrave që gjykata i ngarkoi organit të akuzës.

Prokurori asnjëherë nuk iu ka vënë kopjet e akteve që familjarët të njihen me aktet, vetëm pasi janë detyruar nga gjykata familjaret janë njohur me aktet.

Familjaret kërkojnë që gjykata të detyrojë prokurorin që të ndryshojë akuzën nga “vrasje” e thjeshtë sipas nenit 76 në vrasje në rrethana cilësuese neni 79 germa DH dhe germa ë, e rrezikshme për jetën e shumë personave dhe vrasje kundër dy apo më shumë personave dhe armëmbajtje pa leje.

Në 17 janar të vitit të kaluar, Olger Mustafa vrau me 5 plumba 36-vjeçarin nga Pogradeci Altin Balliu pas një debati për gërvishtjen e makinës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Të këshilluara

Basha përshëndet marrëveshjen VV-LDK

Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI