Flash

Vdes në burgun e Peqinit anëtari i bandës së Julian Sinanajt, roli që kishte në vrasjet me pagesë

Lapsi.al 3 February 2020
Vdes në burgun e Peqinit anëtari i bandës së Julian

Ndërron jetë në burgun e Peqinit Andon Mëhillaj, i dënuar me burg përjetë, anëtar i bandës së vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Janë familjarët e Mëhillajt ata që kanë publikuar lajmin për vdekjen e tij, duke ngritur dyshime se mund ta kenë helmuar.

Andon Mëhillaj, i cili në rrethana ende të paqarta u gjet i pajetë në burgun e Peqinit, ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për një serë veprash penale.

Në 2014 ai u vetëdorëzua në policinë e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e kësaj bande famëkeqë, pas të cilës fshihen disa vrasje dhe jo vetëm.

Mëhillaj u akuzua se ishte sekseri që ndërmjetësonte ‘pazaret’ mes biznesmenëve dhe Julian Sinanajt, duke bërë rolin e negociatatorit. Po ashtu pjesë e bandës ishte dhe kushëriri i tij, Genis Mëhillaj, i cili figuronte në faqen e Interpolit si person në kërkim për “Akte terroriste” dhe “Financim të terrorizmit”.

ROLI I SEKSERIT

Sekserët e vrasjeve, Andon dhe Genis Mëhillaj, shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre. Kushërinjtë Mëhillaj “peshkonin” biznesmenët e mëdhenj dhe lidhnin marrëdhënie të ngushta miqësore me ta, duke krijuar besim për mosnxjerrje sekreti. Sa herë që biznesmenët ankoheshin për konkurrentët e tyre, Mëhillajt i këshillonin që të ekzekutonin kundërshtarët.

Nga ana tjetër, ata i siguronin se kishin në varësi një person që e kryen vrasjen me saktësi të madhe, pa lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit. Për të përforcuar idenë, i flisnin edhe për karrierën e pasur kriminale të Julian Sinanajt. Kur biznesmenit i mbushej mendja, se e vetmja rrugëzgjidhje për të shpëtuar nga rivali ishte vrasja, atëherë ai bënte marrëveshje me kushërinjtë Mëhillaj. Mes palëve nisnin bisedimet për pazaret, të cilat ishin të ndryshme, në varësi të personit që do të vritej. Pas kësaj, Erjon (Andon) dhe Genis Mëhillaj, kontaktonin direkt me Julian Sinanajn.

Ata bisedonin për objektivin e radhës, shumën e parave që jepte porositësi për “kokën” e viktimës dhe një fotografi, të shoqëruar me të dhëna personale rreth këtij të fundit. Pasi binin në dakordësi, 31-vjeçari niste procedurat, për të përfunduar me sukses porosinë e radhës, prej së cilës do të merrte një shumë të konsiderueshme parash. Mësohet se Mëhillajt ishin ura lidhëse mes Julian Sinanajt dhe porositësve. Këta të fundit, në të shumtën e rasteve, nuk kishin kontakte me njëri-tjetrin.

Ata shpërbleheshin me 20-30 mijë euro për “punën” e tyre.

Të këshilluara

Basha përshëndet marrëveshjen VV-LDK

Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI