Flash

Revanshi i Ramës, nuk pritet as opinioni i Venecias. Botohet në Fletoren Zyrtare një pjesë e paketës anti-shpifje

Lapsi.al 3 February 2020
Revanshi i Ramës, nuk pritet as opinioni i Venecias. Botohet në

Një nga dy ligjet e ndryshuara sipas paketës anti-shpifje, u botua sot në Fletoren Zyrtare duke e bërë të paqartë punën e autoriteteve në një kohë kur nisma është dërguar në Komisionin e Venecias për t’u shqyrtuar nëse shkel apo jo lirinë e shprehjes. Ligji hyn në fuqi më 18 shkurt.

Paketa anti-shpifje përfshin ndryshimin e 30 neneve të ligjit “për median audiovizive” dhe 4 neneve të ligjit për “për komunikimet elektronike”. Ndryshimet u miratuan më 18 dhjetor 2019, por u kthyen për rishqyrtim nga Presidenti më 12 janar me argumentimin kryesor se ato cenonin lirinë e shprehjes.

Pasi këmbënguli se do t’i rimiratonte pa i ndryshuar, më 30 janar, qeveria tha se u tërhoq nga rivotimi i nismës me argumentin se do të priste opinionin e Komisionit të Venecias, kërkuar nga Këshilli i Evropës më 23 janar. Megjithatë një prej ligjeve është botuar sot në Fletoren Zyrtare, ligji “për komunikimet elektronike”.

Ky ligj i jep kompetenca Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) që të ekzekutojë vendimet e marra nga Këshilli i Ankesave dhe Bordi i Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

AKEP është autoriteti përgjegjës që administron adresat elektronike (domain-et) dhe sipas ndryshimeve ligjore – Neni 3 dhe Neni 4 – mund të detyrojë kompanitë që shërbejnë qasje në internet bllokimin e aksesit nëse vendos kështu AMA. Gjithashtu AKEP mund të gjobisë deri në 8,000 euro (1 milionë lekë) mediat që nuk i zbatojnë vendimet e AMA-s.

Këto propozime ligjore ishin kundërshtuar nga Presidenti me argumentin se “forca shtrënguese përkundrejt mediave “rritet nën mbikqyrjen e njëpasnjëshme të dy organeve” – AMA; AKEP.

“[…] delegimi me ligj një organi administrativ [AKEP-it] i kompetencave që Kushtetuta nuk ia lejon, mungesa e transparencës në procedurën e vendimmarrjes, dhe aplikimi i sanksioneve disproporcionale dhe pa kaluar në shqyrtimin gjyqësor, nuk është në balancë mes interesit publik për mbrotjen nga lajmet/informacionet e rreme, dhe të drejtës për informim, lirisë së shprehjes dhe zhvillimit të aktivitetit ekonomik në fushën e publikimeve elektronike”.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir, njoftoi sot se kishte dërguar në Komisionin e Venecias, ndryshimet që ishin bërë me konsultim të saj rreth projekt-ligjeve. OSBE nuk ka specifikuar nëse ka konsultuar edhe ndryshimet e ligjit për komunikimet elektronike, por ajo ka kërkuar vazhdimisht respektimin e parimit të proporcionalitetit dhe gjoba më të ulëta për mediat./Exit.al

Të këshilluara

'KÇK'/ PD i përgjigjet Ramës me VIDEO

Partia Demokratike i është përgjigjur sërish Edi Ramës duke publikuar një video ku shfaqen Vangjush Dako, Elvis Roshi, Saimir Tahiri, Valdrin Pjetri, Lefter All...

18:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI