Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të PD, e cila ka dalë kundër paketës anti-KÇK.
Në një reagim në rrjetet sociale, Rama thotë se nuk është i surprizuar nga qëndrimi i opozitës.
"PD vë në dyshim kushtetutshmërinë e paketës anti-KÇK? Asnjë surprizë! As kanë parë gjë akoma po as kemi dëgjuar gjë akoma nga goja e tyre! Krimin e kanë mjet politik kundër qeverisë, por s’e kanë pasur kurrë në shënjestrën e tyre!Përkundrazi!E kanë ushqyer e janë ushqyer prej tij", shkruan Rama.