Flash

Producentë fitues të çmimeve “Grammy" punojnë këngën e Arilenës për në Eurovision

Lapsi.al 3 February 2020
Producentë fitues të çmimeve “Grammy" punojnë

Eurovizioni po afron dhe Arilena Ara, si çdo konkurrent tjetër në eventin më të madh muzikor në Europë, po punon lidhur me performancën e saj. Ekskluzivisht nga burime pranë redaksisë, “News31” mëson detaje të reja mbi atë çka pritet të shohim së shpejti.

“Shaj” u kthye në të preferuarën e publikut shqiptar, e siç zbuloi vetë këngëtarja në intervistën post-festival, balada do të këndohet në gjuhën angleze në skenën e Eurovizionit. Lidhur me përfaqësimin e këngës në këtë festival, po punojnë dy producentë fitues të çmimeve “Grammy”. Versioni i “Shaj” në anglisht është punuar dhe riorkestruar në njërën prej studiove muzikore më të mëdha në botë, ku artistë si Michael Jackson u kanë dhënë jetë projekteve të tyre.

Në Eurovizion, do të dëgjojmë një baladë më radiofonike e me tendenca të rrymës pop, normalisht, duke i qendruar besnikë identitetit të “Shaj” në gjuhën shqipe. Me pak fjalë, pritet që Arilena të na befasojë në skenën gjigante të festivalit.

Të këshilluara

Filmat triumfues në Bafta

Filmi mbi Luftën e Parë Botërore, “1917”, triumfoi në ceremoninë e 72 të ndarjes së çmimeve British Academy Film Awards, të njohura si BAFTA. Trofetë për filmin...

13:41

Romeo flet për ndarjen nga Jonida Maliqi

Prej disa javësh, aktori i humorit, Romeo Veshaj dhe këngëtarja Jonida Maliqi nuk janë më bashkë. Për arsye që s’janë bërë të ditura, dyshja vendosi të vazhd...

10:29

5 rrëfimet personale të Dua Lipa-s (VIDEO)

Gjatë muajit prill, Dua Lipa do të publikoj albumin e saj të dytë për të cilin është inspiruar në gjërat që e kanë influencuar artisten gjatë moshës fëmijërore ...

16:35

Tatuazhi në gjuhën shqipe i Rita Ora-s

Rita Ora ka një dashuri të madhe për tatuazhet dhe sidomos për ata që janë të vegjël dhe detajist. Këngëtarja me origjinë shqiptare numëron disa në trupin e saj...

16:00

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI