Flash

Filmat ku muzika ka patur sukses

Lapsi.al 3 February 2020
Filmat ku muzika ka patur sukses

Shumë kryevepra të kinemasë nuk do të kishin të njëjtin ndikim nëse nuk do të shoqëroheshin nga muzika kryesore e filmit dhe këngët e tjera. Por disa kolona zanore, pavarësisht lidhjes me filmin, janë bërë të njohura dhe kanë një tjetër sukses e ndër vite janë mbledhur edhe nëpër CD si kryevepra të muzikës. Ja disa prej filmave dhe këngëve të tyre që kanë lënë shenjë në historinë e kinemasë:

Kill Bill, 1994

Praktikisht e përkryer për të shoqëruar hakmarrjen e Uma Thurman. Filmi shoqërohet edhe nga “Bang Bang” (My Baby Shot Me Down), “Don’t Let Me Be Misunderstood”.

Saturday night fever, 1977

Manifesti zanor i një epoke. Për 24 javë rresht “Stayin’ alive” e “Bee Gees”  ishte kënga që kryesonte klasifikimet ne Amerikë. Një tjetër këngë e grupit në film është edhe “Night Fever”, po ashtu “Disco Inferno” e “The Trammps”.

Blues Brothers, 1980

Këngët e këtij filmi janë cilësuar nga “BBC”-ja si ndër më të bukurat e kinematografisë. Disa prej tyre janë: “She Caught the Katy”, “Gimme Some Lovin”, “Peter Gunn Theme”, “Everybody Needs Somebody to Love”, “Think”, “Sweet Home Chicago”.

The Good, the Bad and the Ugly, 1966

Filmi ka marrë shumë kritika të mira dhe është cilësuar si një shembull ndikues për filmat “Western” dhe një ndër më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave. Kjo falë edhe muzikës së veçantë të Ennio Morricone.

Pulp Fiction, 1984

Për këtë film është bërë një seleksionim i detajuar i këngëve për të shoqëruar imazhet e një prej klasikëve të Quentin Tarantino. Disa prej tyre janë: “Pumpkin and Honey Bunny”, “Jungle Boogie”, “Let’s Stay Together”, “Girl, You’ll Be a Woman Soon”.

Source: Televizion

Të këshilluara

Motrat Bregu dje dhe sot

 Ornela Bregu ka publikuar pak më parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ një nga fotot më të ëmbla pranë motrës, Majlindës, me të cilën ka treguar se gëzon ...

15:31

Vipat që ricikluan veshjet në çmimet Bafta

Përveç çmimeve në kompeticione të ndryshme shumë vëmendje dhe kureshtje i kushtohet edhe tapetit të kuq, ku yjet parakalojnë përpara se të hyjnë në event. Di...

14:36

Mer fund martesa e pestë e Pamela Anderson

Aktorja Pamela Anderson dhe bashkëshorti i saj producenti Jon Peters janë ndarë pas vetëm dy javë nga martesa e tyre sekrete në Malibu. “Jam prekur shumë nga...

14:18

Filmat triumfues në Bafta

Filmi mbi Luftën e Parë Botërore, “1917”, triumfoi në ceremoninë e 72 të ndarjes së çmimeve British Academy Film Awards, të njohura si BAFTA. Trofetë për filmin...

13:41

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI