Flash

Detajet e pazbuluara nga dosja/ Heroina në Brenogë të Hasit e fshehur në pllaka mermeri, SPAK mbyll hetimet

Lapsi.al 3 February 2020
Detajet e pazbuluara nga dosja/ Heroina në Brenogë të Hasit e

Heroina e sekuetruar në fshatin Brenogë të Hasit, dërgohej në laborator, në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri. Në këtë përfundim ka arritur Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit e cila ka mbyllur tashmë hetimet dhe ka dërguar çeshtjen për gjykim.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se i pandehuri Admir Hoxha ka pritur dhe takuar dy shtetas turq dhe një shtetas kosovar, konkretisht shtetasit Iskender Sale, Nedjet„Cesuroglu (alias Lavdim Nimani) dhe Xhemal Shala, tek hoteli i tij në Rinas, Tiranë dhe pas këtij takimi janë nisur me një furgon për në Kukës.

Në dosjen e zbardhur nga news 24, thuhet se nga aktet e administruara në lidhje me evidentimin e faktit penal të konstatimit të laboratorit të prodhimit të lëndëve narkotike të llojit heroinë në Brenogë, rezulton se është i njëjti mekanizëm veprimi i bashkëpunëtorëve në prodhimin e lëndës narkotike të llojit heroinë duke trafikuar fillimisht nga jashtë shtetit në Shqipëri lëndën e parë për prodhimin e heroinës, që siç rezulton të provohet, atë e sillnin duke e fshehuar në pallakat e mermerit të tregtuar nga Irani në Kosovë me kalim tranziti në Shqipëri, ku bashkëpunëtorët kishin krijuar hapësira mes pllakave të mermerit duke e fshehur lëndën narkotike në to.

Në vijim, në dosjen e prokurorisë thuhet se pas prodhimit të lëndës narkotike, të llojit heroinë e realizonin trafikimin e saj nga Shqipëria për në Kosovë dhe vendet e tjera.

Bazuar  në akt ekspertimet e kryera si edhe përgjimet e bisedave mes të implikuarëve në këtë rrjet trafiku të lëndëve narkotike, SPAK kërkon dërgimin në gjyq për 25 të pandehur mes tyre, Astrit Balliu (alis Avdyli,Sulejmani), Altin Avdyli, Jasin Kala (alias Avdyli),  Gjevi Ndoka (alias Xhevahir), Esat Mehmeti, Petrit Sulejmani, Saimir Sulejmani, Hajri Seferi, Orges Jahelezi, Shkëlqim Avdyli, Denis Llaftiu,

Saimir Gjepali, Mario Zeqiri (alias Edinjo), Elton Shehaj, Fatos Llaftiu, Ardit Gjyriqi, Admir Hoxha, Hekuran Hoxha, Iskënder Sale(alias Mehmet Gjini), Xhemal Shala, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj, Vehbi Berushi, Mustaf Shuti, Anila Shuti.

Laboratori i heroinës në fshatin Brenog të Hasit, u zbulua në tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine, çështja do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin eorganizuar./bw

Të këshilluara

Basha përshëndet marrëveshjen VV-LDK

Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së ...

14:22

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI