Flash

Albin Kurti paralajmëron padi për gjenocid ndaj Serbisë

Lapsi.al 3 February 2020
Albin Kurti paralajmëron padi për gjenocid ndaj Serbisë

I mandatuari për kryeministër Albin Kurti ka bërë të ditur sot se gjatë kohës sa ky do të drejtojë qeverinë, do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocid dhe krim kundër njerëzimit.

Në fjalimin para deputetëve, shefi i Lëvizjes Vetëvendosje tha se do të themelohet edhe instituti për krime të luftës.

Në ekspozenë në Kuvend, Kurti ka deklaruar para deputetëve se do të përgatitet padi kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë.

“Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës, ne do të mundësojmë dënimin e krimeve të luftës, ashtu që do të miratohet ligji për krime të luftës, gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit dhe të agresionit. Do të themelohet instituti për krime të luftës i cili mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës, nga institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar do të përgatitet padia kundër Serbisë në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë për krimet e kryera në Kosovë”, ka deklaruar ai

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI