Flash

Letra e papublikuar më parë e Lady Diana-s (Foto)

Lapsi.al 2 February 2020
Letra e papublikuar më parë e Lady Diana-s (Foto)

Një letër e papublikuar më parë e të ndjerës Princeshë Diana doli në qarkullim mëngjesin e sotëm dhe midis rreshtave, vihet re një parashikim i të ardhmes për djalin e saj të vogël.

Pas largimit të bujshëm të Harry dhe Meghan nga jeta mbreëtrore, ish shërbëtori i Diana, Paul Burrell publikoi një ekstrakt nga letra personale që duket se i referohet drejtpërsëdrejti vendimit të çiftit Sussex.

“Teksa Harry, Meghan dhe Archie nisin një jetë të re, më kujtohen disa fjalë të spikatura që më shkruajti Princeshë Diana shumë vite më parë,” tha Paul në përshkrimin e postimit në Instagram. “Janë fjalët e dashurisë pa kushte të një nëne dhe vlejnë sot, po aq sa vlenin ditën që i shkruajti, 24 vite më parë.”

Letra është zbardhur nga vetë Paul dhe ka të drejtë kur thotë që vlejnë sot, po aq sa vlenin atëherë.

'I dua djemtë e mi deri në vdekje dhe shpresoj që farat që kam mbjellur, të rriten dhe t’u sjellin fuqinë, dijen dhe qëndrueshmërinë që u nevojitet,” shkruan Diana në letër.

Farat i referohen vendimit të princeshës për t’u larguar nga familja mbretërore dhe për të jetuar një jetë private që fatkeqësisht qe e shkurtër.

Në faqen zyrtare të Harry dhe Meghan, Sussex Royal, shprehet qartazi dëshira për privatësi. Ata duan që Archie të mos rritet nën dritat e kamerave dhe synojnë të bëjnë bamirësi sipas rregullave të tyre.

Kjo s’është hera e parë që Harry ndjek hapat e të ëmës. Vjet, princi u bë kryefjala e titujve kur vizitoi të njëjtën zonë në Angola si Princeshë Diana, që në kohën e saj ishte fushë e minuar. Harry vizitoi komunitetin e ndërtuar aty dhe kaloi pak momente nën një pemë të mbjellë në nder të nënës së tij. Harry dhe Meghan janë shpërngulur në Kanada, bashkë me djalin e tyre Archie. Largimi i tyre nga detyrat mbretërore u has me debat pasi Pallati Mbretëror dha dritën jeshile.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi këtë puntatë në Top Talent

Juria e Top Talent nuk e pati të lehtë të kalonte në fazën çerekfinale konkurentët, ndaj edhe gjatë mbrëmjes ata kanë komentuar profesionalisht çdo komponent të...

13:42

Princ Harry humb 'betejën' me gazetën

Princ Harry-t nuk iu pranua ankesa kundër Mail on Sunday mbi një pretendim të gazetës se Harry, në disa foto të postuara të jetës së kafshëve të egra në Afrikë,...

18:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI