Flash

(FOTO) Ky është 45-vjeçari që vrau sot gruan se i ktheu fjalën

Lapsi.al 2 February 2020
(FOTO) Ky është 45-vjeçari që vrau sot gruan se i ktheu

Personi që shihni në foto është autori i krimit që tronditi sot Xhafzotajn e Durrësit. 45-vjeçari Lulzim Cuku vrau me thikë gruan e tij.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë bërë një sherr banal mes çiftit. Burime policore bënë me dije se Manjola Cuku dyshohet se i ka kthyer fjalën burrit, Lulëzimit, ndërsa ky i fundit ka marrë thikën nga kuzhina dhe ka goditur nënën e 3 fëmijëve të tij të mitur.

Nga plagët e marra në organet jetësore 33-vjeçarja ka humbur jetën.

Ceremonia mortore e 33-vjecares që mbeti e vrarë do të zhvillohet në vendlindje në Dibër. Të afërmit e çiftit kanë marrë fëmijët dhe trupin e Manjola Cukut, duke mbyllur banesën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI