Flash

Corona Virus, Apple mbyll dyqanet në Kinë

Lapsi.al 2 February 2020
Corona Virus, Apple mbyll dyqanet në Kinë

Virusi vdekjeprurës i emërtuar si “coronavirus” që është përhapur në Kinë, por dhe më gjerë, ka shkaktuar panik të madh edhe te zyrat e kompanisë së famshme teknologjike Apple, drejtuesit e së cilës kanë marrë vendimin për të mbyllur të gjithë rrjetin e dyqaneve zyrtare të tyre në Kinë të paktën deri në datën 9 shkurt.

“Reuters” shkruan se zyrtarët nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë vendim. Nga raportimet e fundit të autoriteteve kineze numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e “coronavirus-it” ka shkuar në 259, ndërsa numri i të infektuarve në 11,791 persona.

Qyteti që ka regjistruar më shumë raste është Hubei. Shumë vende kanë marrë raste të rrepta sigurie nëpër aeroportet kryesore të tyre, për të parandaluar në këtë mënyrë përhapjen e virusit. Një prej këtyre vendeve është dhe SHBA-ja, e cila kanë vendosur për të ndaluar hyrjen e të huajve që kanë qenë kohët e fundit në Kinë, si pjesë e përpjekjeve për parandalimin e mëtejshme të përhapjes së virusit vdekjeprurës.

Të këshilluara

Lil Wayne nderon Kobe Bryant

Si një tifoz i madh i Los Angeles Lakers, humbja e Kobe Bryant ka lënë një boshllëk në zemrën e Lil Wayne . Dhe duket se Weezy nderoi kampionin e NBA në shum...

12:03

Çfarë ndodhi këtë puntatë në Top Talent

Juria e Top Talent nuk e pati të lehtë të kalonte në fazën çerekfinale konkurentët, ndaj edhe gjatë mbrëmjes ata kanë komentuar profesionalisht çdo komponent të...

13:42

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI