Lulzim Basha iu është bashkuar reagimeve pas arritjes së marrëveshjes mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për koalicionin që do t’i hapë rrugë krijimit të qeverisë së re.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Basha thekson se marrëveshja e sotme është një plotësim i vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Ai theksoi mes të tjerash se Partia Demokratike do të jetë plotësisht në krah e mbështetje të Kosovës.
