Flash

Nas Daily i rikthehet debatit virtual me Ermal Mamaqin: Shaka seksiste

Lapsi.al 1 February 2020
Nas Daily i rikthehet debatit virtual me Ermal Mamaqin: Shaka seksiste

Nas Daily-n, është blogeri arabo-izraelit i cili Nëpërmjet videove 1-minutëshe  pasqyron të mirat dhe atraksionet e një vendi. Përveç videos që realizoi pë Shqipërinë, ai u bë mjaft i njohur dhe për debatin që e dashura e tij Aline pati  me Ermal Mamaqin gjatë intervistës në Xing me Ermalin.

“Ti udhëton shpesh, por kur e gjen kohën për të dashurën tënde?”, e pyeti ajo, por Ermali e ndërpreu transmetimin dhe i kërkoi llogari Kejvinës, përse e ka ndryshuar pyetjen. Ndërkohë që kjo e fundit e sqaroi se Arbër Hajdari kërkoi të ndryshohej pyetja, sepse nuk kishte kuptim pasi ata udhëtojnë gjithmonë bashkë.

Ermali i tha Kejvinës ta bënte sërish pyetjen që kishin vendosur në fillim: “Po gjithë këto udhëtime i bën për të takuar goca?”.

Dhe në momentin që e dashura e tij mësoi pyetjen, shpërtheu në lot dhe e cilësoi shumë ofenduese.

“Kjo është shumë e pavend. Kjo nuk është për të qeshur. E di që kjo është Shqipëria dhe ju nuk keni respekt për femrat, por kjo e kaloi cakun. Të mos respektosh femrat nuk është për të qeshur. Jam e lodhur nga kjo botë që bën kështu gjërash. Nuk është në rregull. Kanali im në Youtube me miliona ndjekës është për të drejtat e femrave dhe ti bën këtë pyetje. Femrat në Shqipëri trajtohen si plehra, si objekt”, u shpreh Aline duke qarë.

Nas ka reaguar së fundi, me një tjetër video, ku flet për Ermalin dhe si u soll ai me të dashurën e tij.

Ai flet fillimisht për bisedat që bëjnë djemtë, dhe më pas për fjalorin e Ermal Mamaqit, dhe shakatë e tij të cilat i quan seksiste.

“Bisedat mes çunave ndodhin në privat. Edhe unë i bëj në privat, derisa një ditë më ndodhi në publik.”

“Ai bëri shaka seksiste, nuk i respektoi gratë dhe mua si edhe i detyroi ato për të bërë pyetje në vend të tij”, thotë ai duke iu referuar Kejvinës.

“Të jem i sinqertë, në atë moment mendova që (Aline) e teproi, por në fund të ditës isha i sigurt që kishte të drejtë”.

“Qesha me shakatë seksiste duke shpresuar që intervista do të mbaronte më shpejt. Por të jem i sinqertë me ju, nuk mjafton dhe djemtë si unë duhet ta kishin ndaluar. Duhet t’i japim fund këtyre bisedave mes djemve, kurdo që të ndodhin: në privat, në publik, aq më tepër në një televizion kombëtar”, thotë Nas.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi këtë puntatë në Top Talent

Juria e Top Talent nuk e pati të lehtë të kalonte në fazën çerekfinale konkurentët, ndaj edhe gjatë mbrëmjes ata kanë komentuar profesionalisht çdo komponent të...

13:42

Princ Harry humb 'betejën' me gazetën

Princ Harry-t nuk iu pranua ankesa kundër Mail on Sunday mbi një pretendim të gazetës se Harry, në disa foto të postuara të jetës së kafshëve të egra në Afrikë,...

18:23

Mozzik një lamtumirë "asaj" për 14 Shkurt

Mozzik është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe hitet e tij e tregojnë qartë. Pas suksesit me Taynën, me këngën “Edhe Ti”, ai ka punuar një tjetër projekt ...

17:21

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI