Flash

Lebron James drejton homazhet për Kobe dhe Gigi Bryant

Lapsi.al 1 February 2020
Lebron James drejton homazhet për Kobe dhe Gigi Bryant

LeBron James drejtoi homazhet për legjendën e LA Lakers, Kobe Bryant, në ndeshjen e parë të skuadrës, pasi kampioni humbi jetën në një aksident me helikopter, së bashku me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

Lakers humbën 127-119 në Portland Trail Blazers në Staples Center, e megjithatë kjo natë do të mbahet mend si dita kur ekipi kujtoi karrierën 20-vjeçare të Bryant në LA.

Lojtarët e Lakers veshën bluza me numrat e Bryant – 8 dhe 24 – dhe një logo ‘KB’.

Këngëtari i muzikës R&B Usher këndoi “Amazing Grace” duke i përlotur të pranishmit.

Numri 24 i Kobe dhe fanella numër 2 e vajzës së tij Gianna u vendosën gjithashtu në dy vendet ku dyshja ndoqi lojën e fundit të Lakers.

“Ky është një festim i 20 viteve djersë, lot, rrëzimit dhe ngritjes në këmbë”, tha James përpara ndeshjes.

“Sot do të festojmë atë fëmijën që erdhi këtu kur ishte 18 vjeç, doli në pension në moshën 38-vjeçare dhe u bë babai më i mirë që kishim parë në këto 3 vite”, vijoi ai.

Bryant, i cili doli në pension në vitin 2016, po shkonte në praktikën e basketbollit të vajzës së tij 13-vjeçare, kur incidenti ndodhi në Calabasas, California në 26 janar.

41-vjeçari la pas bashkëshorten, Vanessa dhe 3 vajza, më e vogla prej të cilave erdhi në jetë në muajin qershor.

Të këshilluara

Çfarë ndodhi këtë puntatë në Top Talent

Juria e Top Talent nuk e pati të lehtë të kalonte në fazën çerekfinale konkurentët, ndaj edhe gjatë mbrëmjes ata kanë komentuar profesionalisht çdo komponent të...

13:42

Princ Harry humb 'betejën' me gazetën

Princ Harry-t nuk iu pranua ankesa kundër Mail on Sunday mbi një pretendim të gazetës se Harry, në disa foto të postuara të jetës së kafshëve të egra në Afrikë,...

18:23

Mozzik një lamtumirë "asaj" për 14 Shkurt

Mozzik është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe hitet e tij e tregojnë qartë. Pas suksesit me Taynën, me këngën “Edhe Ti”, ai ka punuar një tjetër projekt ...

17:21

Arrestohet reperi Offset (VIDEO)

Offset është ndaluar nga policia në ambientet e një parkingu, në një qendër tregtare në Los Angeles. Autoritetet kishin marrin një raportim se dikush kishte ...

15:47

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI