Flash

Ishte bllokuar në Kinë nga koronavirusi, studentja shqiptare transportohet me avion ushtarak në Ankara

Lapsi.al 1 February 2020
Ishte bllokuar në Kinë nga koronavirusi, studentja shqiptare

Rreth orës 19:11 të kësaj të shtune përmes një avioni të forcave ushtarake turke ka mbërritur në Ankara studentja shqiptare, Silva Doci, që jetonte dhe studionte në epiqendrën e koronavirusit në Wuhan.

Tch raporton se në pistën ku u ul avioni binin në sy masa ekstreme organizative marrë nga pala turke. Për të pritur shtetasit turq dhe studenten shqiptare kishin dalë ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, prefekti i Ankarase, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Ankara Kastriot Robo.

Autoritetet turke kanë deklaruar se të ardhurit nga zona e Wuhanit do te kalojnë 2 jave karantine në spitalin “Zekai Tahir Burak” në Ankara. Pas mbarimit të karantinës, Ambasada Shqiptare do të mbështesë dhe mundësojë kthimin e Silva Docit në Shqipëri./ Tch

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI