“Ja edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnë përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike” – shkroi Rama. Por nuk ka vonuar përgjigjja e RAI3. Në edicionin e mbrëmjes së të premtes gazetarët italianë i kthyen përgjigje se nuk tërhiqeshin nga ajo që kishin raportuar. “Folëm për BREXIT, por ka edhe nga ata që duan të hyjnë në Europë, Shqipëria. Por unioni i kërkon të bëjë hapa përpara në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në udhëtimin tonë atje ne kemi folur për një rritje masive të plantacioneve të marijuanës, numra që policia shqiptare i mohon, por ndryshe nga e kaluara nuk ka nxjerrë të dhëna zyrtare. Ne, në bazë të burimeve tona, i konfirmojë shifrat qe kemi nxjerrë. Sot do të shohim se si Shqipëria kërkon të afrohet me standardet evropiane që janë drejtësia dhe liria e shtypit” – thuhet në prezantimin e kronikës. [video width="400" height="188" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-31-at-19.54.49.mp4"][/video] Por raportimet e RAI3 për drogën dhe krimin e organizuar nuk janë vetëm kaq. Seria e kronikave të ditëve të fundit u ka bërë jehonë edhe listove të policëve të larguar në Europë ku kanë kërkuar azil politik për shkak të lënies në mes të katër rrugëve nga autoritetet shqiptare. I pari ishte rasti i Dritan Zaganit, i pari që denoncoi lidhjet e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe kushërinjve të tij tashmë të arrestuar për trafik droge në Itali. Më pas RAI3 ka rrëfyer edhe historitë e policëve të tjerë që kanë hetuar grupet e trafikut të drogës, por për shkak të tradhtisë së shefave të tyre janë detyruar të marrin familjet dhe të enden kampeve të Europës. Për këta të fundit askush nga qeveria nuk ka guxuar të thotë një fjalë. ©LAPSI.alJa edhe e vërteta zyrtare për raportimin skandaloz të RAI3! Faleminderit autoriteteve të policisë italiane që na ndihmojnē përditë në afirmimin e fitores së përbashkët kundër kultivimit të kanabisit dhe në këtë rast na ndihmuan të fitojmë ndaj një gënjeshtre të madhe mediatike? pic.twitter.com/iMcwy4E7Nl
— Edi Rama (@ediramaal) January 30, 2020