Flash

Rezart Veleshnja i doli kundër, Drilon Hoxha sqaron hatërmbetjen që pati pas filmit (VIDEO)

Lapsi.al 31 January 2020
Rezart Veleshnja i doli kundër, Drilon Hoxha sqaron hatërmbetjen

Ditën e djeshme në “Shqipëria LIVE” në Top Channel u zhvillua një debat i fortë lidhur me kinemanë komerciale që po zhvillohet së fundmi në Shqipëri. Krahas Alfred Trebickës, në studio ishte i ftuar dhe Rezart Veleshnja.

Ky i fundit ka deklaruar në një moment se nëse Drilon Hoxha do të bëhej pjesë e diskutimit, Rezarti do ta braktiste bisedën. Kaq ka mjaftuar që fansat të kujtonin se mes Veleshnjas dhe Hoxhës në fakt, ka patur dikur një bashkëpunim. Arsyeja e reagimit të Rezartit? Duket se përgjigjen e ka dhënë Driloni, duke publikuar një video. Për prodhimin “Dashuria s’mjafton”, projekt në të cilin pjesëmarrës ka qenë dhe Veleshnja, pikërisht ky i fundit ka munguar si imazh në posterin e filmit. Lidhur me këtë çështje, në kohën kur filmi ishte në reklamim e sipër, Rezarti i ka dërguar Drilonit një video, ku i kërkon llogari për përjashtimin e tij nga posteri. Sipas Hoxhës, i cili e ka postuar videon si kundërpërgjigje, ka qenë kjo arsyeja e reagimit të Veleshnjës dje në “Shqipëria LIVE”.

Të këshilluara

Shpallet aktori më i mirë turk (Foto)

Tashmë aktorët turk janë bërë të njohur dhe për publikun shqiptar. Ata nuk ndiqen vetëm për talenitn e tyre por edhe prej pamjes fizike. E duke qënë se çdo v...

19:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI