Flash

Princ Harry humb 'betejën' me gazetën

Lapsi.al 31 January 2020
Princ Harry humb 'betejën' me gazetën

Princ Harry-t nuk iu pranua ankesa kundër Mail on Sunday mbi një pretendim të gazetës se Harry, në disa foto të postuara të jetës së kafshëve të egra në Afrikë, nuk nxorri në pah faktin që kafshët ishin lidhur dhe ishin qetësuar përmes medikamenteve.

Në prill të vitit 2019, Mail on Sunday publikoi një artikull ku akuzohej Harry se kishte mashtruar. Nga ana tjetër, princi u ankua te Organizata e Pavarur për Standardet e Shqypit (IPSO) ku pretendoi se artikulli i Mail on Sunday ishte i qëllimtë dhe e nxirrte atë mashtrues që kërkonte të shiste mend me “aftësitë në fotografim” të jetës së kafshëve të egra.

Sipas princit Harry, ai nuk e përmendi në postim faktin që kafshëve iu ishte injektuar medikament qetësues, pasi besonte se kjo gjë ishte mëse e qartë lidhur me faktin se kafshët ishin në proces zhvendosjeje nga njëri vend në tjetrin, procedurë që në disa raste është e nevojshme.

Në artikullin e Mail on Sunday, thuhej se Harry qëllimisht kishte prerë foton e një elefanti sepse këmbët e pasme të tij ishin të lidhura. Harry nga ana tjetër, theksoi se fotoja ishte prerë për shkak të formatit të Instagramit. Megjithatë ankesa e tij nuk u pranua se sipas IPSO, ishte e paqartë për ndjekësit që kafshët ishin nën efektin e medikamenteve dhe fotoja e prerë e elefantit mund të ishte edituar ndryshe.

Të këshilluara

Mozzik një lamtumirë "asaj" për 14 Shkurt

Mozzik është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe hitet e tij e tregojnë qartë. Pas suksesit me Taynën, me këngën “Edhe Ti”, ai ka punuar një tjetër projekt ...

17:21

Arrestohet reperi Offset (VIDEO)

Offset është ndaluar nga policia në ambientet e një parkingu, në një qendër tregtare në Los Angeles. Autoritetet kishin marrin një raportim se dikush kishte ...

15:47

Dua Lipa publikon këngën më të re

Prej disa muajsh, Dua po punon fort për albumin e saj të ri të titulluar “Future nostalgia”, i cili do të publikohet më datën 3 të muajit shkurt. “Don’t star...

13:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI