Flash

Ky është komenti i Rudina Magjistarit për Edi Ramën si aktor

Lapsi.al 31 January 2020
Ky është komenti i Rudina Magjistarit për Edi Ramën si aktor

Rudina Magjistari kishte të ftuar sot në emision aktorët e filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit. Moderatorja  e ndoqi filmin nga afër pasi tha se ishte në premierën e tij dhe u argëtua pafund. Ajo sqaroi njëherë e mirë se s’ka më hatërmbetje me Mamaqin, pas zërave të fundit. Dhe teksa Ermali falenderonte me radhë aktorët pjesëmarrës, ai nuk anashkaloi një ndër emrat më të rëndësishëm që u bë pjesë e filmit. Është fjala për kreun e qeverisë Edi Rama, i cili luante rolin e dajës së fortë të Landit (Ermal Mamaqi), që vjen në momentin e fundit për të ndaluar dasmën e nipit të tij. Teksa Ermali nisi të falenderonte kryeministrin, Rudina, e cila ka qenë partnerja e Ramës dhe ka bashkëjetuar për disa vite me të, bëri një koment epik për aktrimin e tij.

“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij të frikshëm.

Ermali tregoi dhe arsyen përse Edi Rama nuk ishte në premierë. Aktori tha se kryeministrit i doli një ftesë e papritur nga NATO, por premtoi se Rama do të jetë prezent në një nga shfaqjet e filmit, që do të jepet për 2 javë në Pallatin e Kongreseve.

Të këshilluara

Princ Harry humb 'betejën' me gazetën

Princ Harry-t nuk iu pranua ankesa kundër Mail on Sunday mbi një pretendim të gazetës se Harry, në disa foto të postuara të jetës së kafshëve të egra në Afrikë,...

18:23

Mozzik një lamtumirë "asaj" për 14 Shkurt

Mozzik është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor dhe hitet e tij e tregojnë qartë. Pas suksesit me Taynën, me këngën “Edhe Ti”, ai ka punuar një tjetër projekt ...

17:21

Arrestohet reperi Offset (VIDEO)

Offset është ndaluar nga policia në ambientet e një parkingu, në një qendër tregtare në Los Angeles. Autoritetet kishin marrin një raportim se dikush kishte ...

15:47

Dua Lipa publikon këngën më të re

Prej disa muajsh, Dua po punon fort për albumin e saj të ri të titulluar “Future nostalgia”, i cili do të publikohet më datën 3 të muajit shkurt. “Don’t star...

13:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI