Flash

Koronavirusi, ISHP: Në Shqipëri s'ka asnjë rast, është rritur rreziku në rang global

Lapsi.al 31 January 2020
Koronavirusi, ISHP: Në Shqipëri s'ka asnjë rast,

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik shprehen se vendi ynë është ende në shkallën rreziku të ulët për prezencën e koronavirusit.

Nga ana tjetër autoritetet paralajmërojnë rritjen e masave për kontrollin dhe gjurmimin e më pas izolimin e rasteve që vijnë në Shqipëri.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh sot se po rriten kapacitetet laboratorike në lidhje me diagnozën e shpejt.

“Pavarësisht se është rritur rreziku në shkallë global, ne aktualisht nuk kemi asnjë rast. Nuk jemi vend pritës akoma nga Kina, por situate do të vlerësohet rast pas rasti të rasteve që do të shfaqen nga vendet me të cilat ne kemi fluturime të përbashkëta.

Ajo që dua të them është se ne po rrisim kapacitetet laboratorike në lidhje me diagnozën e shpejt të rastit. Ne natyrisht kemi një mbështetje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA dhe natyrisht po bashkëpunojmë për të rritur masat e kontrollit të infeksionit. Dhe këto masa nuk janë vetëm në aeroporte dhe porte, por janë kryesisht për transportin e personave që do të dyshohen” deklaroi Bino.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI