Flash

Grupe mjekësh në doganat e Juglindjes për koronavirusin/ Kontroll shtetasve aziatikë që hyjnë në Shqipëri

Lapsi.al 31 January 2020
Grupe mjekësh në doganat e Juglindjes për koronavirusin/ Kontroll

Shpallja e emergjencës globale nga Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë që Shqipëria të marrë disa masa parandaluese, ndër to edhe të gjitha pikat doganore të Juglindjes.

Drejtoritë e Shëndetit publik prej ditës se djeshme kanë vendosur në terren grupe mjekësh specialistë të cilët do të verifikojnë çdo shtetas të vendeve aziatike sidomos të zonave të prekura nga koronavirusi që hyjnë në territorin shqiptar.

Grupet e mjekëve do të jenë në gatishmëri përgjatë 24 orëve dhe do alternohen me turne. Përveç grupit të mjekëve, intervistimit nga policë të trajnuar, së fundmi pikave doganore u është shtuar edhe një ambient që do të ekzaminohen rastet e dyshuara.

Deri tani nga dogana e Kapshticës ka hyrë në territorin tonë vetëm një shtetase japoneze, e cila pas verifikimit nga grupi i mjekëve, nuk rezultoi të kishte simptoma gripi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI