Flash

Endrit Mertiri: Vipat shqiptarë kërkojnë shumë photoshop në foto

Lapsi.al 31 January 2020
Endrit Mertiri: Vipat shqiptarë kërkojnë shumë photoshop

Endrit Mertiri ishte i ftuari i radhës ditën e sotme në emisionin “Wake Up”, ku ka rrëfyer më shumë për punën e tij.

Prej disa kohësh, ai po udhëton botën me modelet e tij, duke realizuar sete fantastike fotografike, mirëpo nëse kontrolloni në profilin e Endritit në Instagram, mungojnë fotot e personazheve VIP shqiptarë.

Fotografi e ka një arsye pse ka vendosur të mos i fotografojë më, të cilën e ka treguar sot në emision.

Endriti tregon se personazhet publikë ndërhyjnë në punën e tij, duke kërkuar ta perfeksionojnë foton me photoshop.

“Me modelet ti tregon artin tënd, dëshirat e tua, çfarë do të bësh. Ndërsa me personazhet, ka disa që të ndërhyjnë te veshja, ndërhyjnë te grimi, ndërhyjnë të pozat, ndërhyjnë dhe në post produksion. Detyrohesh që edhe fotot të mos i postosh fare sepse kanë bërë çfarë kanë dashur. Në fund të fundit, publiku ka të drejtë që thotë ‘sa shumë photoshop’ ose ‘nuk njihet’. Kjo është diçka që hyn drejtpërdrejt te profesionalizmi,”-tregoi Mertiri.

“Ka personazhe shqiptarë që janë të kompleksuar dhe të shtyjnë të të dalësh nga profesionalizmi dhe detyrohesh ta bësh setin vetëm sepse nuk do t’ia prishësh ose nuk do ta mërzisësh.”- shtoi ai.

Të këshilluara

Dua Lipa publikon këngën më të re

Prej disa muajsh, Dua po punon fort për albumin e saj të ri të titulluar “Future nostalgia”, i cili do të publikohet më datën 3 të muajit shkurt. “Don’t star...

13:08

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI