Flash

Demi Lovato pranon biseksualitetin e saj publikisht

Lapsi.al 31 January 2020
Demi Lovato pranon biseksualitetin e saj publikisht

Demi Lovato foli pa doreza për momentin kur u tha prindërve se një ditë “mund të përfundonte krah një gruaje.”

Në një intervistë me Andy Cohen për Radio Andy në Sirius XM, 27-vjeçarja diskutoi seksualitetin e saj dhe u shpreh se “është ende në proces e sipër.” Ajo u tha për herë të parë prindërve se tërhiqet seksualisht edhe nga vajzat në vitin 2017.

“Ishte një moment emocional, por shumë i bukur,” tha Demi. “Pasi u rrëfeva, fillova të dridhesha dhe të qaja. U mbusha me emocione. Babi reagoi sikur të ishte diçka e natyrshme. Për mamin isha në gjemba, por ajo më tha që do që unë të jem e lumtur. Kaq gjë e bukur, jam shumë mirënjohëse. Pas më shumë se një viti larg vëmendjes mediatike, Demi Lovato u kthye sërish në qendër të vëmendjes duke u ngjitur në skenën e Grammy Aëards 2020, ku ofroi një performancë emocionuese. Demi e shmangu Tapetin e Kuq, por u ngjit në skenë për t’iu kthyer sërish muzikës, që pas mbidozës së vitit 2018. Lovato debutoi me një këngë të re, “Anyone." Teksti i këngës u shkrua nga vetë Demi para se të shtrohej në spital. Pak kohë më parë, ajo e quajti këngën “një klithmë për ndihmë.”

Të këshilluara

Shpallet aktori më i mirë turk (Foto)

Tashmë aktorët turk janë bërë të njohur dhe për publikun shqiptar. Ata nuk ndiqen vetëm për talenitn e tyre por edhe prej pamjes fizike. E duke qënë se çdo v...

19:23

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI