Flash

Tiranë, arrestohen 7 persona për vepra të ndryshme penale

Lapsi.al 30 January 2020
Tiranë, arrestohen 7 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi

Tiranë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar dhe arrestuar 7 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve kundër pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-P., 29 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas është kapur në flagrancë, gjatë natës, nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vjedhë në lokalin në pronësi të shtetasit H. S., 42 vjeç. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas është autor edhe i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë këtij muaji, konkretisht:

– I vjedhjes së një pakoje në një motor, më datë 29.01.2020;

– I vjedhjes së portofolit të shtetases E. D., më datë 18.01.2020;

– I vjedhjes së laptopit të shtetasit E. M., më datë 27.012020;

– I vjedhjes së disa pijeve alkoolike në ambientet e një hoteli, më datë 27.012020;

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sendet me të cilat dyshohet se ka realizuar vjedhjet, një mjet prerës sharrë dhe një kaçavidë e vogël.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në Qarkun e Tiranës, në të cilat mund të jetë i implikuar ky shtetas. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë”. Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat e DVP Tiranë janë ndaluar edhe 2 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim, për vepra të ndryshme penale, konkretisht:

– H. SH, 49 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”

– S. G, 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Gjithashtu, nga strukturat e DVP Tiranë janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– B. M., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në prezencë të fëmijëve të mitur ndaj bashkëshortit të saj, të cilin e ka nxjerrë nga banesa.

– E. Xh ., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

– G. K., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

– F. H ., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI