Flash

Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, policia aksion në Shkodër për 4 urdhëruesit

Lapsi.al 30 January 2020
Rrëmbimi dhe vrasja e Jak Prengës, policia aksion në Shkodër

Policia vijon aksion për kapjen e urdhëruesve të rrëmbimit të Jak Prenga. Aksioni është shtrirë në Shkodër, që në orët e para të mëngjesit.

Në këtë operacion për kapjen e shtetasve M.B., G.D., dhe K.G., marrin pjesë dhe forcat RENEA.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur edhe shtetasi me iniciale D.R. nga Vlora. Kujtojmë se deri më tani Jakë arrestuar 5 persona në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e 49-vjeçarit, i cili u mor peng në 17 Jakar të këtij viti në Kamëz. Bezat tha se ka dyshime të forta që trupi i pajetë i 49-vjeçarit mund të jetë groposur në territorin e Shijakut, ndërkohë që deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.

PENGMARRJA

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se pengmarrja e Jak Prengës është urdhëruar nga një grup i strukturuar kriminal, me bazë në Angli, dhe i përbërë kryesisht nga shqiptarë. Burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit konfirmojnë faktin se vëllai i Jak Prengës, që jeton në Angli, është kontaktuar nga një grup i fuqishëm që me kamionin e tij të nxjerrë nga Mbretëria e Bashkuar mbi 300 kg kokainë, që mbërrinte nga Amerika Latine.

Nga përgjimet rezulton se ai e ka marrë lëndën narkotike, por nuk e ka dorëzuar në destinacion. Për këtë, mendohet se grupi kriminal ka urdhëruar marrjen peng të vëllait të tij, Jak Prenga, i cili për shkak të torturave të shumta, ka gjetur vdekjen. Nga hetimet rezulton se katër personat e arrestuar Jakë thjesht ekzekutorët, që kanë dhunuar e zhdukur trupin e Jak Prengës, por urdhri ka ardhur nga një grup i strukturuar me bazë në Angli.

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, vdes një grua

Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka...

16:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI