Flash

Mustafaj: Basha nuk i do listat e hapura, ma ka shprehur vetë

Lapsi.al 30 January 2020
Mustafaj: Basha nuk i do listat e hapura, ma ka shprehur vetë

Ish- Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj nuk sheh të dhëna se pas tryezës për reformën zgjedhore të ketë një marrëveshje të fshehtë si ajo e vitit 2017.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Mustafaj deklaroi nga ana tjetër se dukshëm të dyja partitë kryesore politike nuk e duan një ndryshim të sistemit, e aq më tepër futjen e konceptit të listave të hapura në zgjedhje.

Madje Mustafaj tha se ai dikur vetë ka folur me Bashën dhe ky i fundit i ka pranuar se është kundër idesë së listave të hapura.

“Unë nuk di më shumë nga ç’di opinion publik, nga sa kemi parë propozimet e opozitës. Tryeza po funksionon, duket një vullnet nga palët. Kam pasur rastin të bisedoj me Bashën lidhur me sistemin. Ai më është shprehur se është kundër Listave të hapura. Unë jam idhtar i listave të hapura. Duhet ulur fuqinë por jo për ta ulur fuqinë e kryetarit të partisë.

Unë nuk besoj se ka marrëveshje të fshehtë Rama- Basha. Kanë të njëjtën pikëpamje për sistemin. Është krijuar Këshilli Politik i cili duket se do të funksionojë por që do të zvogëlojë rolin e opozitës parlamentare. Do të ketë rol mënjanues. Rama pranoi të krijohet një tryezë jashtë parlamentit dhe do të thotë se nënvlerësoi opozitën.

Aksioni opozitar duhet të jetë jo para 15 marsit dhe duhet të jetë për zgjedhje të parakohshme. Jo të dalë kot por që të shprehë shqetësimet.

Pakënaqësia në popull është shumë e madhe dhe institucionet kanë nevojë për një frymë të re. ‘’- tha Mustafaj.

Të këshilluara

Të gjithë në paqe duke përgatitur luftën

Nga Astrit Patozi Të gjithë po shfaqen të qetësuar dhe tonet janë ulur ndjeshëm, ndonëse asgjë domethënëse nuk ka ndodhur që kjo paqe e çuditshme dhe e papr...

18:40

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI