Flash

Miqtë tregojnë se si ndihet Harry pas largimit nga oborri mbretëror

Lapsi.al 30 January 2020
Miqtë tregojnë se si ndihet Harry pas largimit nga oborri

Pasi lajmëruan largimin nga familja mbretërore duke humbur edhe titujt e tyre, Harry dhe Meghan Markle kanë nisur jetën e re në Kanada.

Ata janë zhvendosur së bashku me të voglin e tyre, Archie dhe dy qentë e shtëpisë.

Tashmë ata i janë kthyer normalitetit jashtë familjes mbretërore dhe thuhet se Meghan do i rikthehet pasionit të saj, aktrimit.

Por largimi duket se nuk është aspak i lehtë për Harryn.

Ndryshe nga Meghan, ai nuk po e përjeton mirë qëndrimin larg familjes.

Një prej miqve më të mirë të Harry-it, Nacho Figueras ka treguar së fundmi se ai nuk është aspak mirë.

“Ai ka vuajtur shumë nga gjithë gjërat e fundit që kanë ndodhur. E vuan shumë faktin që njerëzit e paragjykojnë.”

Nacho shton se ai tani po përkushtohet tek familja e tij e vogël dhe do i mbrojë me çdo kusht.

“Ai po bën 100% rolin e babait. Po mbron “këlyshin” dhe “luaneshën” e tij me çfarëdo lloj çmimi! Është një njeri i mrekullueshëm, një burrë për të cilin mamaja e tij do të ndiheshe krenare.”- përfundoi ai.

Në fjalimin e fundit si princ, Harry tregoi se arsyeja që e shtyu më shumë për t’u larguar ishte Meghan. Ajo nuk po përshtatej aspak me jetën në mbretëri.

Të këshilluara

Vajza e Bill Gates i jep fund beqarisë

Vajza e krijuesit të Microsoft, Bill Gates, ka marrë propozimin më të veçantë për martesë nga partneri i saj egjiptian. Jennifer Gates dhe i dashuri, Nayel N...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI