Flash

“Më thirrën pronarët se u prish dera” Dëshmia e të arrestuarit për vrasjen e Jak Prengës

Lapsi.al 30 January 2020
“Më thirrën pronarët se u prish dera” Dëshmia e

Është njëri prej të arrestuarve të deritanishëm nga policia në lidhje me pengmarrjen e më tutje vrasjen e Jak Prengës.

Por Olsi Turja thotë se ai nuk ka asnjë gisht me pengmarrjen e ndodhur më 17 janar në Kamëz dhe se nuk ka dijeni mbi torturën apo faktin se Jak Prenga e humbi jetën për shkak të pazareve me drogën.

Në dëshminë e tij para hetuesve, ai është shprehur se punon në resortin e familjes Hajri në Shijak dhe se është thirrur pikërisht nga ata për të rregulluar një derë të prishur.

“Nuk kam lidhje me ngjarjen, punoja në resort. Resortin e kishim mbyllur pas tërmetit, dhe prisnim ekspertët për ta vlerësuar. Më thanë hajde se na është prishur dera. Më pas erdhi policia dhe më mori,”-ka dëshmuar 36 vjeçari i arrestuar nga policia.

Kujtojmë se zanafilla e pengmarrjes së Jak (Jani) Prengës nis në Britani, ku i vëllai Astriti nuk ka kryer deri në fund porosinë e familjes Hajri për transportimin e një sasie të madhe kokainë në vendin e duhur. Sipas të dhënave të deritanishme Astrit Prenga ka kërkuar më shumë para për ‘shërbimet’ e tij, por grupi kriminal si përgjigje i ka dhënë rrëmbimin dhe më pas vrasjen e të vëllait.

Të këshilluara

Të gjithë në paqe duke përgatitur luftën

Nga Astrit Patozi Të gjithë po shfaqen të qetësuar dhe tonet janë ulur ndjeshëm, ndonëse asgjë domethënëse nuk ka ndodhur që kjo paqe e çuditshme dhe e papr...

18:40

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI