Flash

Koronavirusi/ Kontroll i imtësishëm për 9 turistë kinezë në pikën kufitare të Hanit të Hotit

Lapsi.al 30 January 2020
Koronavirusi/ Kontroll i imtësishëm për 9 turistë

9 turistë kinezë me destinacion Shkodrën u ndaluan në doganën e Hanit të Hotit.

Frika për koronavirusin bëri që efektivët në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit të bllokonin për disa orë mikrobusin ku udhëtonin turistët kineze.

Grupi i mjekëve të Kelmendit ushtroi kontroll me imtësi ndaj turistëve, dhe konfirmoi që asnjë prej tyre fatmirësisht nuk kishte shenja të coronavirusit. Vetë shtetasit kineze janë optimiste se do të gjendet mënyra për ta mposhtur këtë virus.

“Kemi disa orë këtu. Ne kemi ardhur nga Kina dhe është hera jonë e parë që vijmë në Shqipëri dhe po shkojmë ta eksplorojmë Shqipërinë. Kam shëtitur 9 shtete në botë deri më tani. Kam ardhur këtu me familjen time dhe shoqërinë time nga Kina. Çdo gjë do bëhet më mirë nesër dhe çdo gjë do kalojë dhe ne do e gjejmë një mënyrë që ta vrasim virusin”.- tha një prej turistëve kinez.

Ky kontroll, edhe pse jo i këndshëm për turistët, që vinin nga një province rreth 1 mije km larg Vuhanit dhe kishin destinacion Shkodrën, ishte i pari në një pikë kalimi kufitar, edhe pse ata kishin kaluar disa të tjerë. Per mjekun e zonës së Kelmendit, Ardian Këlliçi nuk ka vend për panik.

“Në pikat kufitare të Hanit të Hotit, Muriqanit dhe Bashkimit në Gërçar të Vermoshit janë marrë masa shtese dhe ushtrohen kontrolle për udhëtarët që mund të shfaqin shenja dyshuese të coronavirusit”- tha mjeku Ardian Këlliçi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI