Flash

Ermal Mamaqi shkëputet nga ekrani, 'Jam konsumuar si imazh'

Lapsi.al 30 January 2020
Ermal Mamaqi shkëputet nga ekrani, 'Jam konsumuar si imazh'

Ermal Mamaqi iu përkushtua prodhimit të “I love Tropoja”. Pas përfundimit të fazës së postproduksionit, Ermali nisi menjëherë të kujdesej për reklamimin e filmit, si dhe për premierën e shfaqjen për publikun e gjerë.

Mbrëmja e djeshme gjeti disa nga emrat më në zë të showbizit, e jo vetëm, si të ftuar specialë në Pallatin e Kongreseve, për të shijuar nga afër “I love Tropoja”. Paralelisht, në “Soiree” në Top Channel u transmetua inrervista e Mamaqit, i cili ndër të tjera u pyet nëse televizioni është në planet e tij të afërta apo jo. I vendosur se tashmë do t’i dedikohet më shumë rolit të tij në kinematografi, Ermali shpjegoi se kishte kuptuar që televizioni i kishte marrë shumë kohë nga karriera.

“Tani shpejt jo. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, “6 ditë pa Ermalin” dhe “Xing me Ermalin””, është shprehur Ermal.

Ai gjithashtu ka shtuar se ekrani e ka konsumuar atë si imazh, një arsye edhe më e fortë për të qëndruar larg televizioneve për një periudhë kohe: “Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ia vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë.”

Të këshilluara

Vajza e Bill Gates i jep fund beqarisë

Vajza e krijuesit të Microsoft, Bill Gates, ka marrë propozimin më të veçantë për martesë nga partneri i saj egjiptian. Jennifer Gates dhe i dashuri, Nayel N...

13:14

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI