Flash

Ermal Mamaqi heq dorë nga televizioni për t’ju përkushtruar karrierës si producent

Lapsi.al 30 January 2020
Ermal Mamaqi heq dorë nga televizioni për t’ju përkushtruar

Ermal Mamaqi, ishte i ftuar në emisionin “Soiree” së bashku me një pjesë të kastit të aktorëve të filmit të tij më të ri, “I love Tropoja”.

Premiera e filmit u mbajt mbrëmjen e kaluar në Pallatin e Kongreseve, ndërsa Mamaqi foli në studio për projektin e tij të ri, duke zbuluar edhe planet për të ardhmen.

Mamaqi tregoi se tashmë ka ndërmend t’i përkushtohet karrierës si producent dhe ka vendosur të largohet nga televizioni.

Sipas aktorit, ky vendim vjen pasi imazhi i tij është konsumuar shumë në televizion, ndaj ai ka ndërmend të bëjë gjëra të reja.

Mamaqi ende nuk e di se kur mund t’i rikthehet sërish ekranit, por është i sigurt që rikthimi s’do të jetë tani afër.

“Tani shpejt jo. Kam qenë në një periudhë shumë të vështirë për të zgjedhur, moment i rëndësishëm që mora vendimin. Por kur ktheva kokën pas, pashë që kisha bërë 6 vite emisione duke përfshirë këtu edhe Digitalbin, edhe kisha realizuar 248 emisione, “6 ditë pa Ermalin” dhe “Xing me Ermalin”.

Ishte një konsum i jashtëzakonshëm i personazhit tim, por edhe e gjithçkaje çfarë ndodh atje. Jo çdo gjë ia vlen ose mbetet, kështu që vendosa t’i përkushtohem kinematografisë. Hapi im i radhës do të jetë një film tjetër. Kam disa ide, disa histori. Jam akoma në kërkim të historisë më të mirë”- ka treguar ai.

Të këshilluara

Suprizat për ditëlindjen e Maluma-s (VIDEO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Maluma feston ditëlindjen. Artisti i shumë hiteve, mbush 26 vjeç dhe këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë ndryshe.Ai k...

20:15

Historia pas pseudonimit të Kobe Bryant

Pseudonimi i legjendës së ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant – i cili humbi jeten së bashku me të bijën 13-vjeçare dhe 7 të pranishmit të tjerë në helikopterin...

18:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI