Flash

Enrique Iglesias dhe Anna në pritje të një fëmije

Lapsi.al 30 January 2020
Enrique Iglesias dhe Anna në pritje të një fëmije

Dy vite pasi solli në jetë binjakët, partnerja e Enrique Iglesias, Anna Kournikova thuhet se është në pritje të ëmbël.

Anna dhe Enerique janë fotografuar së fundmi nga revista spanjolle “Hola” dhe ish-tenistja shihet me barkun e rrumbullakosur.

Ata ndodheshin në një jaht teksa po shijonin momente pranë njëri-tjetrit dhe në foton e shkrepur duket qartë barku i Anna-s.

Barku i rrumbullakosur bie shumë në sy dhe duket se lajmin e shtatzënisë çifti e ka mbajtur të fshehtë për një kohë të gjatë.

Dyshja nuk ka reaguar ende lidhur me fotot, megjithatë  nuk na vjen çudi.

Ata gjithmonë janë përpjekur që të mbajnë jetën private sa më larg mediave, duke preferuar që gjërat e bukura t’i shijojnë në privatësi.

Në vitin 2017 çifti bekoi dashurinë me ardhjen në jetë të binjakëve, Lucy dhe Nicholas.

Anna dhe Enrique janë njohur që në vitin 2001 dhe marrëdhënia e tyre ka kaluar disa peripeci.

Të këshilluara

Suprizat për ditëlindjen e Maluma-s (VIDEO)

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Maluma feston ditëlindjen. Artisti i shumë hiteve, mbush 26 vjeç dhe këtë ditëlindje ka vendosur ta festojë ndryshe.Ai k...

20:15

Historia pas pseudonimit të Kobe Bryant

Pseudonimi i legjendës së ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant – i cili humbi jeten së bashku me të bijën 13-vjeçare dhe 7 të pranishmit të tjerë në helikopterin...

18:45

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI