Flash

Miqtë flasin për gjëndjen e Vanessës pas vdekjes së Kobe dhe Gigi

Lapsi.al 29 January 2020
Miqtë flasin për gjëndjen e Vanessës pas vdekjes së

Më 26 janar, bota e sportit përjetoi një tragjedi të madhe!

Legjenda e basketbollit amerikan dhe e skuadrës LA Lakers, Kobe Bryant, ndërroi jetë pasi helikopteri i tij mori flakë.

Fatkeqësia u bë më e madhe, pasi u mësua se së bashku me të, udhëtonte edhe e bija 13-vjeçare Gianna, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë së bashku me 8 persona të tjerë.

Në mesin e atyre që ndërruan jetë ishte edhe John Altobelli, një trajner bejsbolli, gruaja e tij Keri dhe vajza Alyssa. Trajnerja e basketbollit për vajza, Christina Mauser ishte gjithashtu në helikopter.

Lajmi i hidhëroi të gjithë, por ajo që ka barrën më të madhe, është bashkëshortja e Kobe.

Mediat e huaja shkruajnë se ajo u shkatërrua plotësisht kur mori vesh lajmin tragjik dhe gjendja e saj nuk është aspak e mirë.

Një burim ka treguar për “People”, se Vanessa po përpiqet të qëndrojë e fortë për shkak të tre vajzave të saj, por nuk e ka aspak të lehtë.

“Kjo është një periudhë jashtëzakonisht e vështirë dhe shkatërruese për Vanessa-n dhe gjithë familjen. Vanessa nuk i mban dot lotët dh nuk përfundon dot asnjë fjali pa qarë”, shprehet burimi.

Ai shton se ajo po përpiqet të behët e fortë për vajzat, por nuk po ja del dot, dhimbja i ka pushtuar shpirtin.

Të këshilluara

Miley dhe Liam zyrtarisht të ndarë

Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Duket se gj...

10:30

Ndahet nga jeta Nicholas Parsons

Nicholas Parsons, prezantuesi veteran i emisioneve në TV dhe i programit në radio “Vetëm një minutë”, ka vdekur në moshën 96 vjeçare pas një sëmundjeje. Një de...

18:35

Top Channel hedh në gjyq Delinda Dishën

Së fundmi po qarkullon lajmi se Top Channel ka hapur një proçes gjyqsor kundrejt aktores së humorit Delinda Disha. Sipas “Syri.net”, shkak për këtë vendim është...

18:20

Lind fëmija i parë i Alfios dhe Fatmës

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi. Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani sot u bën prindër për herë të parë. Lajmin e bëri të ditur vetë  Alfio nëpërmjet një postimi ...

17:16

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI