Flash

Miqtë flasin për gjendjen e rënduar të gruas së Kobe Bryant

Lapsi.al 29 January 2020
Miqtë flasin për gjendjen e rënduar të gruas së Kobe

Gruaja e Kobe Bryant, Vanessa, po përpiqet që “të jetë sa më e fortë”, por vështirë se mund “të përfundojë një fjali pa qarë”, thonë miqtë pranë familjes.

Disa burime thanë për People se e veja 37-vjeçare e Bryant është “e rrethuar nga njerëz që po e mbështesin”, por “kurrë nuk mund të jesh e përgatitur për një situatë të tillë”.

 “Pavarësisht ulje-ngritjet mes tyre, ata ishin edhe shokë të ngushtë. Ajo e shihte atë si partnerin e jetës,” tha një burim për marrëdhënien e Vanessa-s dhe Kobe, i cili ndërroi jetë së bashku me vajzën 13-vjeçare, Gianna, dhe shtatë të tjerë të pranishëm në helikopterin e legjendës së basketbollit

Vanesa është “e shkatërruar. Ajo vështirë se mund të përfundojë një fjali pa qarë,” tha një burim. “Po përpiqet të jetë sa më e fortë për vajzat e tjera. Tani duhet të jetë më e fortë se kurrë.” Vanessa ka edhe tre vajza të tjera për të cilat duhet të kujdeset: Natalia, 17 vjeçe, Bianka 3 vjeçe dhe Capri, 7-muajshe.

 

Të këshilluara

Miley dhe Liam zyrtarisht të ndarë

Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Duket se gj...

10:30

Ndahet nga jeta Nicholas Parsons

Nicholas Parsons, prezantuesi veteran i emisioneve në TV dhe i programit në radio “Vetëm një minutë”, ka vdekur në moshën 96 vjeçare pas një sëmundjeje. Një de...

18:35

Top Channel hedh në gjyq Delinda Dishën

Së fundmi po qarkullon lajmi se Top Channel ka hapur një proçes gjyqsor kundrejt aktores së humorit Delinda Disha. Sipas “Syri.net”, shkak për këtë vendim është...

18:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI