Flash

Marrëveshja drejt dështimit/ Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe Mustafën

Lapsi.al 29 January 2020
Marrëveshja drejt dështimit/ Çfarë i ndan Albin Kurtin dhe
Negociatat për arritjen e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike janë në prag të dështimit. Palët nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e ngurta as pas takimit të së martës, që u konsiderua vendimtar, dhe i cili u mbajt me prezencën e pesë ambasadorëve kryesorë ambasadorëve dhe shefes së Zyrës së BE-së. Asnjëra prej palëve nuk i ka shpallur të dështuara negociatat dhe nuk ka përjashtuar takimet e radhës, një javë para skadimit të afatit kushtetues për krijimin e qeverisë. Lexo më tej:

Andi Bushati: Albin Kurti duhet të dorëzohet  

Deputetja Albulena Haxhiu, e propozuar nga Vetëvendosja për të mbajtur postin e ministers së drejtësisëu tha se Kurti e Mustafa nuk janë marrë vesh as që të takohen sërish, dhe kjo gjë, sipas saj, do të diskutohet nga liderët. Midis palëve qëndron posti i kryeparlamentarit të zgjedhur, Glauk Konjufca, i cili në një marëveshje paraprake i ishte premtuar LDK, por që meqënëse marëveshja u nuk arrit, Vetëvendosja e propozoi vetë dhe e zgjodhi sëbashku me votat (75) e Isa Mustafës. Në këmbim të saj Albin Kurti ka ofruar dy poste më shumë në qeveri, përfshirë këtu edhe ministrinë e jashtme. Por Mustafa ka mbetur i palëvizshëm në qëndrimin e vet: “Ose kryeparlamentarin tani ose asgjë”. Kësaj kërkese LDK i ka shtuar edhe njëtjetër: “E marrim postin e kryeparlamentarit tani dhe ua dorzojmë pas një viti kur të marrim presidentin”. Por Albuena Haxhiu e ka konsideruar këtë si një shaka: “Është përmbysje e vullnetit të 75 deputetëve. Është tallje që t’i themi kryeparlamentarit të zgjedhur në mënyrë demokratike hiqu, që të jetë dikush i LDK-së për disa muaj, pastaj ai të hiqet e të vijë dikush tjetër. Kjo është tallje me vendin. Kemi para vetes shumë zgjidhje të tjera, por kjo s’mund të bëhet nëse s’ka vullnet nga LDK-ja” Pas takimit gati katërorësh në Kuvendin e Kosovës, Mustafa, tha se kur VV të pranojë kushtet e tyre, LDK do të jetë gati për ta nënshkruar koalicionin. “Si LDK ne jemi të bindur se zgjidhja që kemi ofruar kohët e fundit, është një zgjidhje që i kontribon një marrëveshjeje të balancuar. Nëse VV, si parti e parë, i pranon kushtet, ne jemi të gatshëm për ta bërë marrëveshjen”, ka thënë Mustafa. Por sipas Albin Kurtit VV-ja nuk pranon ujdi të stilit “merre ose lëre”. “Nuk ka përafrim të pozicioneve mes dy subjekteve. Ne i kemi dhënë dy propozime prejse kemi dërguar emrin tim tek presidenti për mandatarin, mirëpo për marrëveshje nevojitet pajtim i dyanshëm. Nuk mund të bëjmë marrëveshje merre ose lëre”, ka thënë Kurti pas takimit në një moment kur ka mbetur më pak sesa një javë nga afati që ai ka të paraqesë një qeveri të mbështetur nga një shumicë deputetësh. Nëse VV dhe LDK dështojnë të krijojnë një qeveri, mundësitë mbeten tre. Ose Albin Kurti të vazhdojë përpara duke paraqitur një kabinte të pakicës, duke besuar se LDK do ta respektojë fjalën e dhënë publikisht për të mbështetur qeverinë pa marrë pjesë në të. Obsioni i dytë është që pas skadimit të mandatit të kurtit, presidenti Thaçi të mandatoje dikë nga LDK për kryeministër dhe të realizohet një qeveri së bashku me AAK e Haradinajt, e cila do i leverdiste edhe PDK-së. Ndërsa version i tretë janë zgjedhjet e reja. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI