Flash

KPK konfirmon në detyrë Anton Martinin

Lapsi.al 29 January 2020
KPK konfirmon në detyrë Anton Martinin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Me shumicë votash, KPK vendosi që të konfirmojë në detyrë prokurorin Martini.

Dy ditë më parë, Anton Martini doli për herë të dytë para KPK, pasi hetimi ndaj tij u rihap pas një denoncimi për punën e kryer si drejtues i prokurorisë në Shkodër. Në padinë e tij, denoncuesi ngrinte dyshime se subjekti i ka hequr dosjet hetimore disa prokurorëve, duke ia kaluar disa të tjerëve, ndërkohë që të parët nuk ishin dorëhequr.

Para KPK-së, Martini tha se ka drejtuar prokurorinë e Shkodrës prej muajit nëntor 2017 deri në qershor 2018, dhe se është munduar të japë kontributin e tij.

“Në Shkodër mora informacion se eksponentë të krimit ndikonin tek prokurorët. Për këtë shkak unë inkurajova prokurorë oficerët. Aplikova metodat proaktive për të zbardhur disa ngjarje si vrasje me shpërthime me tritol apo tjetërsim pronash në bregdet.” u shpreh Martini ndërsa theksoi se si prokuror nuk kishte certefikate sigurie e për këtë arsye ka kryer ndarjen në seksione.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI