Flash

Incident në premierën e filmit të Ermal Mamaqit, fletushka kundër Ramës në Pallatin e Kongreseve (VIDEO)

Lapsi.al 29 January 2020
Incident në premierën e filmit të Ermal Mamaqit, fletushka

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur premiera e filmit "I love Tropoja" të Ermal Mamaqit, ku ndër të tjera ka një rol edhe kryeministri Edi Rama. Por teksa të ftuarit hynin brenda për të parë filmin, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë. Në disa prej tyre shkruhet "Shqipëria digjet, Rama krihet". Po kështu janë stampuar foto të familjeve të prekura nga tërmeti që jetojnë në cadër, si dhe të kryeministrit Rama me flokë të gjata sipas rolit të dajës në filmin 'I love Tropoja'. Shihni pamjet që sjell Lapsi.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/WhatsApp-Video-2020-01-29-at-17.51.39.mp4"][/video]

Të këshilluara

Aksident në Shkodër, vdes një grua

Një aksident me vdekje është shënuar mesditën e sotme në aksin Shkodër-Koplik. Mësohet se një mjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka...

16:10

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI