Flash

Historia pas pseudonimit të Kobe Bryant

Lapsi.al 29 January 2020
Historia pas pseudonimit të Kobe Bryant

Pseudonimi i legjendës së ndjerë të basketbollit, Kobe Bryant – i cili humbi jeten së bashku me të bijën 13-vjeçare dhe 7 të pranishmit të tjerë në helikopterin e tij privat – ishte Black Mamba (Mamba e Zezë).

Gjatë karrierës, legjenda e Los Angeles Lakers pati disa pseudonime, si Ocho, Kobe Wan Kenobi, Mr.81, KB-24, Kob-Me, Izzo, Neo etj., por Black Mamba ishte nofka që e identifikonte më së shumti. Mamba e zezë është gjarpri i dytë më helmues në botë, pas kobrës. Mamba e Zezë, që më së shumti përdorej thjesht si Mamba, nuk ishte një pseudonim i thjeshtë. Mamba e Zezë ishte një alterego që Kobe e krijoi për t’u përballur me një periudhë të errët të jetës së tij, aty rreth viteve 2003-2004.“Unë u shndërrova në një vit nga një person që ishte në krye në lojës dhe kishte gjithçka, në një njeri që s’ja kishte idenë se çfarë duhej të bënte me jetën e tij,” u shpreh ai në dokumentarin e tij “Muse” (2015).

Në vitin 2003, Bryant u arrestua pasi u akuzua për sulm seksual nga një punonjëse 19-vjeçare e një hoteli. Sipas investigimeve, Bryant kishte qenë i pranishëm në The Lodge and Spa at Cordillera në Eagle County, Colorado. 19-vjeçarja deklaroi se Kobe e përdhunoi atë në dhomën e hotelit.

Bryant pranoi marrëdhënien seksuale – e cila ishte njëkohësisht edhe tradhti për shkak se ai ishte i martuar që prej vitit 2001 me Vanessa-n – por mohoi sulmin seksual. Sidoqoftë, në shtator të 2004-s, çështja u rrëzua nga prokurorët për shkak se akuzuesja nuk pranoi të dëshmonte në gjyq. Më pas, Bryant kërkoi falje duke thënë: “Megjithëse besoj se takimi mes nesh ishte me pëlqimin e të dyja palëve, më vjen keq që ajo nuk e konsideron njësoj si unë.”

Të këshilluara

Hailey Bieber tregon çrregullimet gjenetike

Modelja e famshme Hailey Bieber ka folur hapur për një çrregullim gjenetik që i bën gishtat e saj të mos kenë një formë të drejtë.Bieber, 23 vjeç, publikoi në I...

16:17

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI