Flash

(FOTO) PD publikon vendimin e Fletores Zyrtare: Kampusi Universitar do të jepet me PPP, pas aferës qëndron Erion Veliaj

Lapsi.al 29 January 2020
(FOTO) PD publikon vendimin e Fletores Zyrtare: Kampusi Universitar do të

Partia Demokratike publikoi vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili është botuar në Fletoren Zyrtare, ku për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Tiranës është ngarkuar Bashkia e Tiranës për administrimin e procedrave për dhënien me koncesion/PPP.

PD bën me dije se mbrapa prishjes së godinave në Qytetin Studenti kishte një aferë korruptive, dhe mbas saj fshihet Erion Veliaj.

Po ashtu Bashkia e Tiranës është kontraktuar për administrimin e procedurave dhe për godinën e Universitetit të Arteve si dhe për korpusin e Policisë së Shtetit të cilat gjithashtu do të jepen me koncesion PPP.

  • foto galeri

NJOFTIMI I PARTISË DEMOKRATIKE 

Partia Demokratike denoncoi disa javë më parë që prishja e godinave në Qytetin Studenti kishte pas saj një aferë korruptive.

Dje, dokumenti i publikuar në Fletoren Zyrtare, konfirmoi se Kampusi Universitar do të jepet me PPP dhe, si kudo, pas kësaj afere qëndron Erjon Veliaj.

Sa herë bëhet fjalë për një leje ndërtimi, një koncesion/PPP abuziv, prishje dhe nxjerrje nga shtepitë, kudo është dora e tij!

Përveç shëndetësisë, rrugëve, mbetjeve, tani i erdhi radha edhe arsimit që të koncesionohet!

Qff

Të këshilluara

KPK konfirmon në detyrë Anton Martinin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon në detyrë prokurorin e Krimeve të Rënda, Anton Martini, njëherësh kandidat për SPAK. Me shumicë votash, KPK vendosi...

10:23

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI