Flash

Bashkëshorti i Serena Williams flet për traumën që kaluan pas lindjes së vajzës

Lapsi.al 29 January 2020
Bashkëshorti i Serena Williams flet për traumën që kaluan

Bashkëshorti i tenistes së famshme Serena Williams, Alexis Ohanian ka folur gjatë për periudhën traumatike që iu desh të kalonte çiftit gjatë lindjes së vajzës. Në shtator të 2017-ës sportistja solli në jetë bebushen përmes një ndërhyrjeje urgjente çezariane.

Pjesa më e rrezikshme, erdhi pas lindjes së saj. Serena vuante nga Embolia Pulmonare (gjendje e rrezikshme për jetën që shfaqet kur gjaku i mpiksur ose ndonje material tjetër bllokon një arterie pulmonare) dhe duhej t'i nënshtrohej disa ndërhyrjeve të njëpasnjëshme.  Gjatë intervistës me The Guardian, partneri i saj tregoi si kjo ndikoi në jetët e tyre. "Unë dhe gruaja ime kishim thuajse çdo gjë, kishim një familje, karriera të shkëlqyera dhe çdo avantazh tjetër për të shijuar ardhjen e një fëmijë dhe prapë përjetuam një periudhë që na la me traumë." Pas lindjes, Williams kaloi 6 javë në regjim shtrati dhe kështu ju desh bashkëshortit të saj të kujdesej për foshnjen edhe pse kurrë më parë s'kishte mbajtur një të tillë në duar kaq gjatë. "Mësova si të ndërroj pelenat dhe të bëj gjithë gjërat e tjera për t'ju përshtatur atij njeriu të vogël që erdhi në jetë, për të cilin ishim përgjegjës. Kisha një qetësi dhe besim të cilat më çuan në rezultate të mira. Asgjë s'më ndante nga gruaja dhe vajza ime në ato orë, ditë, javë dhe jam shumë i lumtur që kurrë nuk kam qenë i detyruar të zgjedh mes familjes dhe karrierës sime."

Ylli i tenisit dhe themeluesi i rrjetit social, Reddit, lidhën kurorë në një ceremoni madhështore, që u mbajt në Luisiana në nëntor të vitit 2017.

Të këshilluara

Hailey Bieber tregon çrregullimet gjenetike

Modelja e famshme Hailey Bieber ka folur hapur për një çrregullim gjenetik që i bën gishtat e saj të mos kenë një formë të drejtë.Bieber, 23 vjeç, publikoi në I...

16:17

Miley dhe Liam zyrtarisht të ndarë

Pas 10 vitesh romancë dhe 8 muaj të martuar, çifti shumë i njohur i showbiz-it, Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth i dhanë fund marrëdhënies së tyre. Duket se gj...

10:30

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI