Flash

Përse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? Në mes qëndron një ngarkesë shumë e madhe kokaine, makina i përkiste një këngëtareje

Lapsi.al 28 January 2020
Përse ndodhi pengmarrja e Jak Prengës? Në mes qëndron

Rrëmbimi i Jak Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale qe ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.

Top Channel mëson se në hetimin e çështjes janë përfshirë edhe autoritet britanike .

Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë sasinë e drogës, kokainë, por nuk ka ndodhur kështu.

A.P është kontaktuar nga organizata dhe detyra e tij ishte të nxirrte kokainën me sasi prej 280 kg nga porti në Angli, ai e ka nxjerrë atë, por nuk e ka dorëzuar, prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.

Rrëmbimi i Jak Prengës siç raportoi gazetarja Anila Hoxha është bërë më automjet të vjedhur po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.

Prenga nga vështrimi i kamerave dhe provave te tjera është futur i gjallë në resort dhe më pas është nxjerrë i pajetë prej aty, ku u zhduk dhe trupi më pas.

Kokaina ishte porositur nga anëtarët e organizatës, prandaj edhe ata u hakmorrën, por situata duket se u doli nga kontrolli./ Tch

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia vijon të lëkundet. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mesditë, duke shtuar panikun te qytetarët. Tërmeti ka qe...

13:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI