Flash

Ndërkombëtarët nuk ndërmjetësojnë formimin e qeverisë së Kosovës

Lapsi.al 28 January 2020
Ndërkombëtarët nuk ndërmjetësojnë formimin e

Përfaqësuesit diplomatik të SHBA-ve theksuan sot se ata nuk do të ndërmjetësojnë për formimin e qeverisë në Kosovë.

Pas spekulimeve të ndryshme në media, përmes një deklarate për shtyp, Ambasada Amerikane në Kosovë kujtoi një deklaratë të 30 gushtit të vitit të kaluar në të cilën thuhej se:

“[…] ne [SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia] përfaqësojmë shtetet që janë thellësisht të përkushtuara ndaj Kosovës demokratike dhe të pavarur. Çdo sugjerim se qeveritë tona përkrahin ndonjë parti apo kandidat të veçantë në zgjedhje është i pasaktë… përgjegjësia për të ardhmen e Kosovës, për udhëheqësit e Kosovës, dhe për vetë Kosovën, është vetëm e juaja, e popullit të Kosovës”.

Kësaj deklarate të 30 gushtit 2019 i shtohej:

“Ne [SHBA-të] nuk do të ndërmjetësojmë. Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët politikë në Kosovë që të përqëndrohen në aspiratat e popullit të Kosovës”.

Deklarata e ambasadës u bë pasi Lëvizja Vetëvendosje (LV) u shpreh të hënën se takimin e radhës me Lëvizjen Demokratike të Kosovës (LDK) do ta zhvillonte me përfaqësues diplomatikë perëndimorë.

Më 20 janar Kryetari i LV-së, Albin Kurti, u mandatua nga Presidenti i Kosovës për formimin e qeverisë. Kushtetuta parashikon 15 ditë kohë, por LV nuk i ka numrat e mjaftueshme për t’u votëbesuar në parlament dhe për këtë është përpjekur të bëjë marrëveshje qeverisëse me LDK-në.

Parlamenti i Kosovës ka 120 deputetë. Nga zgjedhjet e 6 tetorit LV mori 29 deputetë, ndërsa LDK 28. Palët nuk kane gjetur dakordësi pasi LV votoi Glauk Konjufcën si Kryetar Parlamenti, post të cilin e pretendonte LDK-ja.

Nëse deri më datë 5 shkurt nuk sigurohet marrëveshje, atëherë Presidenti i Kosovës mandaton kandidat tjetër me mundësi 10 ditë kohë për të formuar qeverinë dhe nëse kjo nuk ndodh, Kosova shkon në zgjedhje të reja brenda 40 ditësh.

Të këshilluara

Tjetër tërmet i fortë godet Turqinë

Turqia vijon të lëkundet. Një tjetër tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter është regjistruar këtë mesditë, duke shtuar panikun te qytetarët. Tërmeti ka qe...

13:12

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI